20/03/2023 20/03/2023 Atë Gjergj Suli (1893-1947) lindi më 12 mars 1893, në një familje orthodhokse në Lekël të Tepelenës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa arsimin e mesëm e përfundoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Më tej, në vitin 1922 emigroi në Amerikë, ku punoi për 12 vjet në Boston dhe Filadelfia. Atë Gjergji...
20 Μαρτίου, 2023 - 16:42

Atë Gjergj Suli, një martir i Kishës sonë.

Διαδώστε:
Atë Gjergj Suli, një martir i Kishës sonë.

Atë Gjergj Suli (1893-1947) lindi më 12 mars 1893, në një familje orthodhokse në Lekël të Tepelenës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa arsimin e mesëm e përfundoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Më tej, në vitin 1922 emigroi në Amerikë, ku punoi për 12 vjet në Boston dhe Filadelfia.

Atë Gjergji ishte veprimtar i shquar i Shoqërisë “Vatra” dhe kishte miqësi të ngushtë me Imzot Theofan Nolin. Pasi kreu seminarin u dorëzua klerik orthodhoks.

Në vitin 1934 u kthye në Shqipëri, me zellin dhe dëshirën për të ruajtur lidhjet midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe asaj të diasporës.

Shërbeu si klerik në fshatrat e zonës: Lekël, Labovë, Tërbuq, Hundkuq, Kodër, Peshtan etj. Të gjithë e donin dhe e respektonin, sepse atë Gjergji ishte i pjekur dhe i arsimuar. Me kulturën që zotëronte, dinte t’i fitonte zemrat e njerëzve. Fliste disa gjuhë të huaja si greqisht, anglisht, frëngjisht e italisht.

Ai ishte kundërshtar i regjimit italian të vendosur në Shqipëri pas pushtimit më 1939. Ishte gjithashtu skeptik në lidhje me idetë bolshevike që u përhapën para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Si një person me një kulturë të gjerë dhe njohuri të disa gjuhëve të huaja, Suli mbante letërkëmbim me shumë persona jashtë Shqipërisë, mjaft prej të cilëve ishin aktivistë të Vatrës. Korrespondenca e tij e gjerë ishte një nga pretekstet që shfrytëzuan autoritetet komuniste për ta akuzuar si informator të shërbimeve të inteligjencës greke, amerikane etj. E arrestuan në vitin 1946, dhe e burgosën për disa muaj në Gjirokastër.

Në gjyqin që iu bë në 14 janar të vitit 1947 atë Gjergji u dënua me pushkatim, dhe e vranë në po atë muaj. Skuadra e pushkatimeve u habit nga qëndrimi i tij, pasi e dorëzoi shpirtin te Perëndia duke bërë shenjën e kryqit. Mendohet se eshtrat e tij gjenden në truallin ku ngrihet Shkolla Industriale, pranë varrezave në Gjirokastër. Militantët e regjimit i shkatërruan bibliotekën personale si dhe letrat e korrespondencës.

Asnjëri nga dy djemtë e atë Gjergjit nuk u lejua të merrte arsim të plotë në shkollë, siç ndodhte rëndom në kohën e regjimit komunist. Ata nuk i përkrahu askush, ishin të shtypur, të përbuzur, kryenin vetëm punë të rëndomta dhe cilësoheshin si fëmijët e armikut.

orthodoxalbania.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων