02/11/2020 02/11/2020 Ashtu si shumë objekte të tjera kulti në Shqipëri, të cilat ende sot nuk janë pajisur me një certifikatë pronësie, edhe Kisha e Shën Prokopit në Tiranë nuk e dispononte një dokument të tillë, çka mbante peng edhe projektin për rikthimin në identitet të saj. Pas vendimit unanim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion...
02 Νοεμβρίου, 2020 - 15:57

Bashkia e Tiranës i jep pronësinë e tokës Kishës së Shën Prokopit, i hapet rrugë rikthimit në identitet

Διαδώστε:
Bashkia e Tiranës i jep pronësinë e tokës Kishës së Shën Prokopit, i hapet rrugë rikthimit në identitet

Ashtu si shumë objekte të tjera kulti në Shqipëri, të cilat ende sot nuk janë pajisur me një certifikatë pronësie, edhe Kisha e Shën Prokopit në Tiranë nuk e dispononte një dokument të tillë, çka mbante peng edhe projektin për rikthimin në identitet të saj. Pas vendimit unanim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, i dorëzoi dokumentin që i jep pronësinë e tokës mbi të cilën është ngritur, Kishës së Shën Prokopit, në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Kjo i hap rrugën edhe rindërtimit të objektit fetar, që daton plot 240 vite më parë.
“Besoj se është një bekim i madh për të gjithë, e jo vetëm për ju që shërbeni në Kishën e Shën Prokopit, apo komunitetin ortodoks. Perëndia na ka dhënë vullnetin të shërbejmë me dinjitet dhe ta bëjmë atë si duhet,” u shpreh mes të tjerash Veliaj, gjatë dorëzimit të kontratës së dhurimit Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit.
Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, duke i shprehur mirënjohjen e tij kryebashkiakut Veliaj, e përgëzoi në veçanti atë për transformimin që po kryen në Tiranë. “Përgëzime për punën këtu në Tiranë,” tha ndër të tjera ai.
Në vitin 1967, edhe Kisha e Shën Prokopit pësoi fatin e të gjitha objekteve të tjera të kultit. Ajo u gjymtua dhe në vend të saj u ngrit kafe-restorant “Liqeni”. Por edhe pas rikthimit të funksionit të mëparshëm, 30 vite më vonë, kjo kishë ende sot nuk ka arritur dot të marrë pamjen dhe as lavdinë e dikurshme.

Radio “Ngjallja”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων