02/12/2020 02/12/2020 Besimi ynë është e Vërteta. Rrjedh qysh nga zbulesa, kaq autentik, i vërtetë dhe i gjallë. Ne e njohim realisht madhështinë e Perëndisë Triadik. Qëllimi e destinacioni ynë është të bëhemi të Shenjtë nëpërmjet Hirit të dhuruar, të shëmbëllejmë Ikonën e Perëndisë, të bëhemi një me Të dhe me njëri-tjetrin. Qëllimi më i lartë i...
02 Δεκεμβρίου, 2020 - 16:04

“Besimi i Krishterë i transformon njerëzit dhe i shëron ata.”

Διαδώστε:
“Besimi i Krishterë i transformon njerëzit dhe i shëron ata.”

Besimi ynë është e Vërteta. Rrjedh qysh nga zbulesa, kaq autentik, i vërtetë dhe i gjallë. Ne e njohim realisht madhështinë e Perëndisë Triadik. Qëllimi e destinacioni ynë është të bëhemi të Shenjtë nëpërmjet Hirit të dhuruar, të shëmbëllejmë Ikonën e Perëndisë, të bëhemi një me Të dhe me njëri-tjetrin. Qëllimi më i lartë i besimit të Krishterë është që të gjithë të bëhemi Një; kështu vepra e Krishtit përmbushet.

Besimi ynë është dashuri, entuziazëm, etje dhe uri per Hyjnoren. Te gjitha keto ndodhen brenda nesh. Shpirti ynë thërret dhe përmallohet për to, që ne t’i arrijmë e t’i përmbushim.

Megjithatë, për shumë njerëz, besimi është një “betejë”; burim agonie dhe ankthi. Ja, perse njerez “menderisht besimtar” shihen si te palumtur, te pafat dhe te tjeret qartazi shikojne deshperimin qe i ka kapluar. Dhe keshtu eshte! Kjo per shkak sepse nje njeri kesisoj, qe nuk mundet te kuptoje thellesine e besimit dhe as t’a jetoje ate, perfundon duke e reflektuar besimin si nje semundje, vertet nje semundje te tmerrshme. Kaq te tmerrshem saqe njeriu nis e humbet kontrollin e vetes dhe behet me vullnet te dobesuar e pa kurriz; mbushet kraharori i tij me agoni e ankth e drejtohet nga frymat e keqija. Njeriu i tille lutet e qan, deklaron se eshte nje njeri i perulur, por e gjithe kjo “perulesi” eshte veper e te ligut. Njerez te ketille e perjetojne besimin si nje lloj ferri. Bejne kryqin e therrasin “ oh, ne mekataret e padenje..” dhe me te dale jashte Kishes, fillojne te blasfemojne kundrejt çdogjeje te Shenjte gjithesahere dikush i zemeron ndopak. Sa e qarte eshte qe dicka demonike qendron brenda te gjithe kesaj.

Ne fakt, Besimi i Krishtere i transformon njerezit dhe i sheron ata. Sidoqofte, vyrtyti kryesor qe dikush duhet te kete per te njohur e jetuar te Verteten eshte perulesia. Egoizmi erreson mendjen, e ngaterron dhe e drejton ne humbeti, ne herezi. Eshte kaq jetike per dike te kuptoje te Verteten.

Kohe me pare, kur njerezit jetonin ne kushte primitive nuk kishin shtepi e hiçgje. Jetonin ne shpella pa dritare. Ata e bllokonin hyrjen me gure e shkembinj te medhenj keshtu qe era te mos hynte brenda. Nuk kuptonin ama se jashte ishte jeta, oksigjeni. Kur dikush mbyllet ne shpelle, ky njeri izolohet, semuret, shkaterrohet; nderkohe, kur eshte jashte frymon jete. A mundesh te kuptosh te Verteten? Kur ndodhesh perballe diellit e drites kupton madheshtine e Krijimit, ndryshe kur ndodhesh ne nje shpelle te erret. Drita dhe erresira. Kush eshte me e mira? Te jesh shpirtbute, i perulur, i paqte e i tejmbushur me dashuri apo te jesh i nervozuar, i erret dhe ne grindje me gjithekend? Padyshim drita eshte dashuri. Besimi yne i Krishtere i ka te gjitha te mirat dhe eshte e Verteta. Por kaq e aq njerez shkojne ne drejtimin e gabuar…
Shën Porfir Kafsokaliviti

Përktheu: Angeliki Kyrousi

 

 

facebook.com/RadioNgjallja

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων