16/01/2019 16/01/2019 Besimtarët kontribuojnë në mirëmbajtjen e Kishave të tyre. Gjatë muajit Dhjetor janë kryer disa punime për mirëmbajtjen e kishave të “Shën Nikollës” Vajkan, “Shën Spiridhonit” Marinëz dhe “Shën Marisë” Sheqishte. Në kishën e “Shën Nikollës”, në Vajkan u bënë punime për sistemin e mureve të brendshëm të kishës edhe lyerja e saj. Falënderojmë z. Nikolla...
16 Ιανουαρίου, 2019 - 13:26

Besimtarët kontribuojnë në mirëmbajtjen e Kishave të tyre

Διαδώστε:
Besimtarët kontribuojnë në mirëmbajtjen e Kishave të tyre

Besimtarët kontribuojnë në mirëmbajtjen e Kishave të tyre.

Gjatë muajit Dhjetor janë kryer disa punime për mirëmbajtjen e kishave të “Shën Nikollës” Vajkan, “Shën Spiridhonit” Marinëz dhe “Shën Marisë” Sheqishte.

Në kishën e “Shën Nikollës”, në Vajkan u bënë punime për sistemin e mureve të brendshëm të kishës edhe lyerja e saj. Falënderojmë z. Nikolla Kondakci që investoi për gjithë shumën prej 112 000 lek.

Në kishën e “ Shën Marisë” në Sheqishte, pas punimeve për rregullimin e çatisë dhe lyerjen e jashtme, u krye edhe lyerja brenda saj. Falënderojmë z. Peti Gjika, znj. Klara dhe z. Arben Semanjakun, z. Josif Doko, z. Simon Ndreko dhe z. Agron Prifti që kontribuan për të gjithë investimin prej 100 000 lek për kryerjen e punimeve.

Në Kishën e “Shën Spiridhonit” në Marinëz u bë rregullimi i çatisë së saj. Falënderojmë z. Skerdilajd Mita, z. Alban Hyska, z. Mirel Prifti dhe z. Roland Hoxha që kontribuan në kryerjen e këtyre punimeve. Pjesa më e madhe e fondit prej 125 000 lek që u desh për të gjithë investimin u sigurua nga fondi i Mitropolisë.

Falënderojmë gjithë ndihmëtarët, bamirësit dhe dhuruesit e Kishave të Shenjta të Perëndisë. Si edhe gjitha ata që na kanë ndihmuar dhe na ndihmojnë fizikisht edhe me lutjet e tyre.
Perëndia ju bekoftë.

(Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit)

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων