21/04/2020 21/04/2020 Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit. Për shkak të pandemisë COVID-19, mesha u mbajt pa praninë e besimtarëve në Katedralen Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas, në mesazhin drejtuat besimtarëve...
21 Απριλίου, 2020 - 23:49
Τελευταία ενημέρωση: 21/04/2020 - 23:55

Besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Pashkës, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë: Nuk mund të lejojmë që virusi të na gjunjëzojë

Διαδώστε:
Besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Pashkës, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë: Nuk mund të lejojmë që virusi të na gjunjëzojë

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit.

Për shkak të pandemisë COVID-19, mesha u mbajt pa praninë e besimtarëve në Katedralen Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas, në mesazhin drejtuat besimtarëve ortodoksë tha se kjo pandemi nuk duhet të na frikësojë dhe gjunjëzojë, por të gjithë së bashku me solidaritet dhe besim do të mposhtim këtë frikë që ka pushtuar gjithë botën.

“Ne nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojë, por të mbështesim njëri-tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta. Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke mbështetur familjen tonë, por ta zgjerojmë edhe te miqtë si afër dhe larg nesh. Sivjet le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mos pasjes frikë në mungesë të dritës nga një llambadarë tek tjetri”, tha Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.

Festa e Pashkëve cilësohet si një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë.

Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων