28/01/2021 28/01/2021 Sipas shkrimeve, një nga karakteristikat kryesore të Perëndisë është besnikëria e tij e plotë. Tek njeriu ky virtyt konsiderohet të jetë një nga “frytet e Shpirtit të Shenjtë”. Të jesh besnik do të thotë t’a mbash plotësisht fjalën, të jesh tërësisht besnik në përkushtim, të jesh plotësisht i vendosur dhe i përbetuar në besim. Kjo...
28 Ιανουαρίου, 2021 - 15:32
Τελευταία ενημέρωση: 28/01/2021 - 15:33

“Besnik deri në vdekje”!

Διαδώστε:
“Besnik deri në vdekje”!

Sipas shkrimeve, një nga karakteristikat kryesore të Perëndisë është besnikëria e tij e plotë. Tek njeriu ky virtyt konsiderohet të jetë një nga “frytet e Shpirtit të Shenjtë”.

Të jesh besnik do të thotë t’a mbash plotësisht fjalën, të jesh tërësisht besnik në përkushtim, të jesh plotësisht i vendosur dhe i përbetuar në besim. Kjo do të thotë gjithashtu të jesh shërbëtor i përulur ndaj së vërtetës dhe dashurisë, pa marë parasysh kushtet dhe pasojat. Të jesh besnik do të thotë të jesh kurajoz, të jesh dhe të bësh atë që gjithkush duhet të jetë dhe të bëjë sipas vullnetit të Perëndisë, pa marrë parasysh reaksionin e të tjerëve dhe mungesën e njohjes apo të vlerësimit.

Zoti vetë është besnik i përkyer. Ai ka bërë premtime dhe e ka mbajtur fjalën, pavarësisht se ç’kanë bërë njerëzit. Kur njerëzit shkelin kurorën dhe nuk janë besnikë, Perëndia mbetet besnik. Sipas Zanafillës, emri i Jisuit, Fjala e Perëndisë, është besnik dhe i vërtetë”. Ai quhet nga Shën Joani, “Dëshmitari besnik” .

“ Po ta mohojmë edhe ai do të na mohojë. Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik. …sepse ai nuk mund ta mohojë vetveten” (2 Tim 2:12 – 13).

Njeriu shpirtëror është ai që i mbetet besnik thirrjes, duke përmbushur çdo vendim të mirë, duke pritur me durim frytet dhe dhuntitë që i falen nga Perëndia. Njeriu shpirtëror është besnik në çdo gjë të vogël, në çdo mendim, fjalë apo veprim. Ai që me plot besim dhe pa frikë rritet dhe zhvillon atë që i ka falur Perëndia, është ai që ka dëgjuar zërin e Mjeshtrit. “Të lumtë shërbëtor i mirë dhe besnik, ti u tregove besnik në gjëra të vogla, … në gjëra shumë të vogla (Mt 25:21). Unë do të të vë mbi shumë gjëra, hyr në gëzimin e Zotit tënd.
Armiqtë kryesorë të besnikërisë ndaj Perëndisë dhe njeriut janë: Krenaria, lakmia, frika, zilia, dhe refuzimi për të shërbyer me përulësi, ndaj kushteve dhe dhuratave që Perëndia ka ofruar. Mosbesnikëria lind kur dikush “e vlerëson veten më shumë se sa duhet ta çmojë” (Rom. 12:3), ka frikë se nuk mund t’i vërë në përdorim ato që Perëndia i ka ofruar, lakmon dhuntitë e të afërmit dhe endet sa andej – këtej në kërkim të kënaqësive të kësaj bote.

E vetmja mënyrë për të merituar “Kurorën e Jetës” është të jesh “besnik deri në vdekje” në vendin ku ka caktuar Perëndia.

Mënyra e vetme për të gjetur gëzim, urtësi dhe paqe është që të jesh besnik ndaj njëqenshmërisë sate, duke ditur se çdo njeri ka jetën e vet të veçantë dhe një përkushtim nga Perëndia ndryshe nga të tjerët; misionin e tij specifik, të cilin askush tjetër nuk mund ta kryejë. Njeriu shpirtëror e ngre jetën e tij në besnikëri, pa smirë dhe frikë, dhe kështu përmbush atë që Perëndia kishte dashur përpara se të agonte jeta.

“Rruga drejt Perëndisë është një Kryq i përditshëm. Askush nuk është ngjitur në qiell lehtësisht. Rruga e lehtë e dimë se ku na shpie”.

(Shën Isak Siriani)

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων