21/10/2021 21/10/2021 Pjesa e II –të Përgjigje e pyetjes: “A E MUND E KEQJA TË MIRËN?” Hirësi Joani: Kur përsëritet gabimi, padyshim që sa më tepër përsëritet më e fortë bëhet, por të mirën nuk e mund asnjëherë! Zoti përgjigjet në një formë tjetër, por po e njejta përgjigje: kur i thotë Pjetri deri sa herë duhet...
21 Οκτωβρίου, 2021 - 13:57

Bisedë me Mitropolitin e Korçës Hirësi Joani me të rinjtë e Tiranës

Διαδώστε:
Bisedë me Mitropolitin e Korçës Hirësi Joani me të rinjtë e Tiranës

Pjesa e II –të

Përgjigje e pyetjes: “A E MUND E KEQJA TË MIRËN?”

Hirësi Joani: Kur përsëritet gabimi, padyshim që sa më tepër përsëritet më e fortë bëhet, por të mirën nuk e mund asnjëherë! Zoti përgjigjet në një formë tjetër, por po e njejta përgjigje: kur i thotë Pjetri deri sa herë duhet ta fal vëllain tim deri shtatë herë thotë, sepse sipas traditës edhe ligjit të Moisiut ishte deri në tre herë duhet ta falësh dhe ky i thotë shtatë u tregua më bujar, Zoti thotë jo shtatë po shtatë herë shtatëdhjetë, në kuptimin pafundësisht! Gjithmonë mundësia e kthimit është, por kur gënjehesh një herë, dy herë ose bën gabim faji pastaj është më tepër tek vetja! Siç thotë edhe proverbi:” më gënjeve herën e parë turp të kesh, më gënjeve herën e dytë turp të kem” është faji im pastaj që gënjehem dy herë se do të thotë që më pëlqen kjo lloj gënjeshtre! Por e mira nuk mundet asnjëherë! Gjithmonë është mundësia e kthimit. Dera është e hapur deri në fund të historisë! Edhe në jetën tonë, se ndoshta nuk e dimë kur mund të jetë fundi i historisë, por fundi i jetës sonë është më i afërt, atë e dimë. Deri në frymën e fundit është e hapur dera e pendimit! Nuk mund të mbyllet! Kur mbyllet historia, ska më kohë për ato gjëra. Prandaj dhe kisha beson që kjo është koha e pendimit, kjo është koha e kthesës. Tani jemi në atë testin dhe një problem në jetën shpirtërore siç e shoh unë dhe siç e kanë parë njerëz shumë më të mënçur se unë është tek, që është shumë e thjeshtë dhe ne na duket që… duhet të jetë e komplikuar. Sipas dëshmive të shumë njerëzve që kanë jetuar me njerëz të shenjtë, gjithmonë do shohin që janë shumë të thjeshtë, sa më të komplikuar të jenë diçka nuk shkon mirë! Se duan të kërkojnë gjithmonë majën dhe ajo i bën që mos të kapin atë thjeshtësinë edhe të parën edhe përsëritja e disa gabimeve historike që bëjmë ne është pikërisht pra se nuk e fillojmë nga fillimi, si me thënë, duam të kapërcejmë direkt tek maja. Sipas një interpretimi të shën Grigor Theologut ku përshkruan Parajsën ishin dy pemë: pema e njohjes e së mirës dhe së keqes dhe pema e jetës. Zoti i kishte ndaluar ata që të merrnin nga pema e njohjes së mirës dhe së keqes. Shkrimi i Shenjtë nuk na thotë pse. Shën Grigor Theologu e shpjegon në këtë formë: ajo e mirës dhe së keqes ishte një provë, mbase të kaloje këtë testin mund të kishe arritjen tek pema e jetës. Sepse është një fakt kur e lexon aty Biblën shumë njerëz ngrejnë një pyetje: Përse Zoti e hoqi atë pemën e jetë dhe i vuri roje Kerubimet? Sepse duke pasur akses tek pema e jetës njeriu ndoshta do ishte bërë si të thuash nuk do kishte më rrugën e pendimit, do kishte pavdekësi duke qenë i keq, sepse s’do vdiste. Prandaj dhe e ndaloi atë, se ti nuk mund të arrish dot tek ajo pa kaluar këtë testin e parë! Ne në histori përsërisim të njejtin gabim sepse nuk kemi dhe durim! Që të ndërtosh diçka do dhe një kohë pak të gjatë. Siç kanë një proverb Afrikanët thonë që të edukosh një fëmijë duhet gjithë fshati! Të fillosh të kesh njerëz të mirë ti duhet dalëngadalë gjithë shoqëria të fillojë të ndryshojë, se nuk ndryshon aq lehtë ajo gjë! Por, i keqi duket më shumë, jo se i miri nuk është edhe i miri ekziston. Italianët kanë një proverb shumë të bukur thonë: “Il buono che, ma non fare more”, “I miri është po sbën zhurmë”, i keqi bën më tepër zhurmë! Ja mund të jenë këtu përshembull, sa veta mund të jenë, ja rrinë të gjithë urt, njëri të jetë zhurma e tij dëgjohet! Dhe ne nuk kemi atë durimin pak dhe durimi vjen në fillim kur e kuptojmë dhe pse e kemi bërë këtë gabim. Sepse në qoftëse e kemi bërë dy herë tre herë nuk është faji vetëm i të tjerëve, është edhe faji jonë. Dhe duke gjetur fajin mund të ndryshosh. Në fe gjithmonë ka qenë kjo! Do ju them diçka që e kam përmendur disa herë për të ilustuar këtë. Në psikiatri ndodh një fenomen që duket si i çuditshëm. Kur pacienti fillon e kupton që është sëmurë ka filluar procesi i shërimit. Problemi është gjithmonë kur ai thotë jam në rregull! Edhe në jetën shpirtërore është e njëjta gjë. Kur njeriu fillon e kupton që e ka ai fajin ka filluar procesi i tij i pendimit! Dhe vetëm një njeri që e ndjen që është sëmurë e kërkon mjekimin. Ai që mendon që sështë sëmurë nuk do mjekim. Dhe është shpeshherë problem në psikiatri dhënia e ilaçeve pacientëve, shpeshherë i’a bëjnë dhe me forcë. Siç është dhe problem për fëmijët. Se fëmijët nuk e kuptojnë që janë sëmurë! Se mjekimi është i hidhur. Të sëmurët shpeshherë që kanë probleme mendore mendojnë se janë në rregull. Shërimi fillon kur ai e kupton se çfarë është. Edhe shoqëria jonë do fillojë të ndryshojë kur të fillojë të kuptojë që diçka nuk po shkon. Nuk mund ta shpjegosh çdo gjë me fajin e tjetrit. Në kishë është proverbiale thënia “mia aculpa”, faji im. Kur pranon fajin ti ndryshon. Edhe në psikologjinë moderne, terapinë moderne, është e mbështetur në këtë, përshembull një grup alkoolistësh ose një grup të droguarish, prezantimi i parë është këto: jam filani, jam alkolist. Po fillove pastaj, jo po nuk jam, jo po ashtu më nxeh gruaja prandaj shko e pij një gotë s’ndryshon asnjëherë ai se fajin e ka gruaja, se ka ky ose gruaja për burrin. Përsa kohë ne e gjejmë fajin tek tjetri është shumë vështirë ta kurojmë. Duhet ta shohim fajin tek vetja, ta shohim ku është sëmundja dhe atëhere mund të kurohet! Por gabimet e përsëritura na tregojnë dhe diçka dhe tek ne, nuk është vetëm faji i të tjerëve, megjithë fajin që mund të kenë të tjerët, pa e përjashtuar atë por është kryesorja tek ne! Janë disa faje psikologjike, shpirtërore që dera hapet vetëm nga brenda jo nga jashtë. Na pëlqen ne dhe biem viktimë pastaj. Dikush mund të shfrytëzojë dobësinë tënde, por është dhe faji jonë që e kemi dobësinë, po të ishim të fortë nuk do e shfrytëzonte! Por e mira nuk mundet asnjëherë! Në kuptimin e thellë orthodhoks, të krishterë, e keqja nuk ka ekzistencë. E keqja është një deformim i të mirës. Vetëm e mira ka ekzistencë! Mbasi e krijoi Zoti gjithë botën dhe pa thotë dhe ishte shumë mirë! Deformimi tani i së mirës është kjo e keqja. Prandaj dhe e keqja gjithmonë që të ketë një identitet do një kundërshtarë! Fjala satan hebraisht ka kuptimin kundërshtarë dhe ai që rri ballë për ballë teje. Është ajo shprehja: “Hu haja satan ha satan” në hebraisht ka kuptimin ai ishte ballë për ballë. Çdo të thotë kjo? Do të thotë këtë gjë përshembull, ka shumë njerëz që kanë një lloj identiteti negativ! Dhe nuk mund të ketë një identitet pa pas një armik dhe gjithë fajet ja hedh atij armiku. Ndërsa Zoti ka identitetin pozitiv! Kur e pyet Moisiu Zotin dhe i thotë po kush është emri jot se do më pyesin pleqtë e Izraelit thotë si ti them? Ai përgjigjet: “Unë jam Ai që jam”. Me një fjalë Unë jam, është identiteti pozitiv, ai që je ti, ti nuk e merr identitetin nga kundërshtari jot. E keqja e merr identitetin se do të kundërshtojë të mirën. E mira nuk ka nevojë prandaj dhe nuk mundet asnjëherë. Por problemi është që shpeshherë dhe ne mund ta bëjmë atë gabim, mund të quajmë të mirë atë që s’është tamam e mirë. Mund të jetë e nevojshme për ne, mund ta pëlqejmë, por jo çdo gjë që na pëlqen ne do të thotë se është e mirë! Prandaj dhe urdhërimet e Zotit janë, pjesa më e madhe, mos këtë, mos atë, mos atë! Shumë nga këto MOS njerëzit i pëlqejnë! Madje dhe shpeshherë mund të kenë dhe vështirësi pse e ka ndalu Perëndia këtë. Por, kur të ndalon mjeku ty diçka duhet t’i bindesh, sepse ai e di më mirë pse s’duhet ta bësh atë, pavarësisht se të pëlqen. Fëmijët përshembull ndoshta nuk e kuptojnë, përshembull ai mund të jetë i sëmurë me bajame, do ha akullore, prindi sja jep, atij mund t’i duket babi ose mami i keq. Kur do rritet do e kuptojë ai!

Edhe ne shpeshherë rregullat dhe mos-et që na thotë Perëndia mund të na duken edhe sna pëlqejnë, nëse do i zbatojmë do shpëtojmë! Nëse do e zbatosh porosinë e mjekut ke shumë shanse të shërohesh, ndërsa me Mjekun Hyjnor gjithmonë janë shanset po i zbatove të shërohesh! Por, është pafuqia për të parë fajin tek vetja. Nuk është aq e lehtë se kshu në teori duket, të shohësh fajin tek vetja do kurajon e një shenjti dhe një forcë shumë të madhe! Ne, në kulturën tonë ka hyr pak që po të pranosh fajin je si i dobët. Në fakt është një fuqi, është i fortë ai që e pranon fajin e tij, sepse ai mund të shërohet! Dhe për t’a ilustruar këtë do ju them një thënie të famshme të Shën Joan Gojartit që ju thonte njerëzve që ishin në kishë: nëse dikush nga ju thotë mendon se është i drejtë të dali jashtë nga kisha! Unë s’kam Ungjill për të drejtët! Që do të thotë Ungjilli është një mjekim dhe mjekimi është për të sëmurët! Përsa kohë ne që mendojmë që jemi të drejtë dhe jemi në rregull diçka nuk shkon! Në momentin që ne e kuptojmë që diçka nuk shkon mirë brenda nesh, domethënën që jemi mëkatar, ka shanse të kërkohet mjekimi, shenjtët këtë ndoqën. Kuptuan që diçka nuk shkonte mirë brenda tyre dhe kërkuan mjekimin dhe u shëruan! Dhe është më e thjeshtë ajo gjë, po fillon nga këto gjërat e thjeshta. Kur njeriu shikon qartë, ai që shikon qartë shikon edhe jashtë edhe brenda, e dallon veten. Dhe përulësia nuk është thjesht diçka e jashtme nga ca shenja të jashtme, përulësia është një dituri shumë e madhe! E përsëris shpeshherë unë një njeri që e njeh mirë veten e tij, po veten e tij jo pseudoveten, atë që do të jetë ai, ose atë që mendon se është ai, po veten reale, nuk do gjejë asgjë për të qenë krenar! Njerëzit e përulur prandaj nuk kritikojnë të tjerët shumë, se një i sëmurë nuk merret shumë me atë të sëmurin tjetër, ka hallin e vet. Mendja krenare errësohet, prandaj thonin etërit e kishës që mëkati të marros, fillon dhe mendja turbullohet, s’është më kthjellët, nuk është më syri i qartë. Errësohet nga pasionet. Kur pastrohet mendja pastaj shikohet shumë qartë edhe tjetri edhe vetja! Dhe ky është ai dallimi, që dallon realisht dhe kjo të vjen kur Zoti është i pranishëm tek ne! Ajo është drita! Hiq këtë dritë edhe do ecësh në errësirë! Në errësirë ka shumë shanse të biesh, dritë ke më pak. Si thotë Davidi për fjalët e Zotit, fjalët e tua thotë janë kandil në këmbët e mia, domethënë që eci duke u ndriçuar nga fjalët e tua!

Radio “Ngjallja”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων