“Bota të shpallë mbrojtësin e saj: Shën Dhimitri Mirovliti në Ballkan”
Në kuadër të aktivitetit kulturor dhe shpirtëror “Bota të shpallë mbrojtësin e saj: Shën Dhimitri Mirovliti në Ballkan”, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, përuroi stendën që përfaqëson Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe vendin tonë.
Ceremonia u zhvillua në prani të Presidentit të Republikës së Greqisë, z. Konstantin Tasoulas, Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik, Bartolomeut, Fortlumturisë së Tij, Patrikut të Bullgarisë, Daniel, Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Qipros, Gjergji dhe Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Athinës dhe Gjithë Greqisë, Jeronimi.
Ky moment i shënuar dëshmoi edhe njeherë unitetin e Kishave Orthodhokse dhe njëherësh përfaqësoi një rast të veçantë ku Kisha e Shqipërisë dha zërin e saj në mozaikun e përbashkët të traditës Orthodhokse botërore.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










