25/02/2021 25/02/2021 Seanca për padinë e Universitetit të Prishtinës ndaj Kishës Ortodokse “Sveti Nikolla”, është caktuar për datën 1 mars 2021.Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi gjyqtari i rastit, Jovica Mitroviç.Ka më shumë se tre vite pasi Universiteti i Prishtinës kishte dorëzuar, këtë padi në Gjykatë lidhur me një parcelë toke brenda kampusit të Universitetit “Hasan Prishtina”.Padia e...
25 Φεβρουαρίου, 2021 - 15:39

Caktohet data e seancës, ku e paditur është Kisha Ortodokse

Διαδώστε:
Caktohet data e seancës, ku e paditur është Kisha Ortodokse

Seanca për padinë e Universitetit të Prishtinës ndaj Kishës Ortodokse “Sveti Nikolla”, është caktuar për datën 1 mars 2021.Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi gjyqtari i rastit, Jovica Mitroviç.Ka më shumë se tre vite pasi Universiteti i Prishtinës kishte dorëzuar, këtë padi në Gjykatë lidhur me një parcelë toke brenda kampusit të Universitetit “Hasan Prishtina”.Padia e UP-së që u dorëzua në fund të vitit 2017, ka të bëjë me pronësinë e tokës e cila gjendet në kampusin e këtij Universiteti dhe të cilën e ka momentalisht në pronësi, Kisha Ortodokse “Sveti Nikolla”.

Kujtojmë se në mars të vitit 2017, Universiteti i Prishtinës e kishte humbur gjyqin e parë ndaj Kishës Ortodokse lidhur me pronësinë e tokës.Gjykata e kishte konsideruar të tërhequr këtë padi si pasojë e mungesës së përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në gjyq, përkatësisht në seancat që u mbajtën në vitin 2015.Sipas gjykatës, arsyetimi i UP-së për mospjesëmarrje në seancë në vitin 2015, kishte qenë fakti se ka pasur protesta të shumta para Kishës ortodokse që gjendet brenda tokës së kontestuar.Kisha e pafunksionalizuar e cila u ndërtua në kohën e regjimit të Slobodan Millosheviqit në vitet 1990-ta, u bë shkas i disa protestave dhe pakënaqësive, kryesisht nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

 

kalixo.com

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων