21/11/2020 21/11/2020 Kjo është një nga 12 festat e mëdha të krishtera, të kremtuara si nga kisha e krishterë ortodokse ashtu dhe nga ajo katolike. Me vendim të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare që nga viti 1929 Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull në Bullgari shënohet dhe si Dita e Familjes së Krishterë dhe e...
21 Νοεμβρίου, 2020 - 20:52
Τελευταία ενημέρωση: 21/11/2020 - 23:58

Çdo vit më 21 nëntor Kisha Ortodokse Bullgare feston Hyrjen e Hyjlindëses Mari në Tempull

Διαδώστε:
Çdo vit më 21 nëntor Kisha Ortodokse Bullgare feston Hyrjen e Hyjlindëses Mari në Tempull

Kjo është një nga 12 festat e mëdha të krishtera, të kremtuara si nga kisha e krishterë ortodokse ashtu dhe nga ajo katolike. Me vendim të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare që nga viti 1929 Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull në Bullgari shënohet dhe si Dita e Familjes së Krishterë dhe e Rinisë Studentore Ortodokse. Festimi i saj përkon me Agjërimin e Krishtlindjes, kur hapim shpirtrat dhe zemrat tona për veprime të mira dhe për bekimin dhe urimin e Zotit mbi shtëpinë dhe familjen tonë. Në këtë ditë, në fund të shërbesave në kishat ortodokse, besimtarët marrin Kungimin e Shenjtë, që të fitojnë forca për shpëtim shpirtëror në luftën me të keqen – në vetvete dhe në botë.

Vajtja familjare në kishë në këtë ditë simbolizon dhe hyrjen në tempull të Maries trevjeçare, Nëna e ardhshme e Zotit. Kjo u rikujton akoma prindërve për detyrimet e tyre shpirtërore ndaj fëmijëve. Pasi shkon në kishë, familja mblidhet rreth tryezës, e cila nga ana e vet gjithmonë ka qenë simbol i lidhjes së fortë familjare. Tavolina në fund lihet pa u mbledhur, që të mund të vijë Nëna e Zotit gjatë natës, të hajë dhe të bekojë shtëpinë.

 

bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων