23/09/2020 23/09/2020 Shikoni si ato rriten, sepse e tillë është ngjallja e të vdekurve. Po, jo më kot ne festojmë Ngjalljen e Ndritshme në atë stinë të vitit, kur natyra zgjohet nga gjumi i dimrit; kur zogjtë shtegtojnë prej vendeve të jugut, kur gjithçka lulëzon, kur ato farëra, që u hodhën në tokë dhe vdiqën, dalin përsëri...
23 Σεπτεμβρίου, 2020 - 16:25
Τελευταία ενημέρωση: 23/09/2020 - 16:26

“Çdo zogth shtegtar, çdo lule e çelur na flet neve për ngjalljen e Krishtit dhe për ringjalljen tonë”!

Διαδώστε:
“Çdo zogth shtegtar, çdo lule e çelur na flet neve për ngjalljen e Krishtit dhe për ringjalljen tonë”!

Shikoni si ato rriten, sepse e tillë është ngjallja e të vdekurve. Po, jo më kot ne festojmë Ngjalljen e Ndritshme në atë stinë të vitit, kur natyra zgjohet nga gjumi i dimrit; kur zogjtë shtegtojnë prej vendeve të jugut, kur gjithçka lulëzon, kur ato farëra, që u hodhën në tokë dhe vdiqën, dalin përsëri në një pamje të re, duke na dëshmuar ngjalljen e Krishtit; ato shprehin në vetvete se ne të gjithë ringjallemi, se edhe te ne, si në ato farëra, jeta do ta mposhtë vdekjen.

Çdo zogth shtegtar, çdo lule e çelur na flet neve për ngjalljen e Krishtit dhe për ringjalljen tonë. E gjithë natyra i bindet zërit të Zotit të Plotfuqishëm; ajo kthehet në jetë dhe zbaton te vetja ngjalljen e Krijuesit Krisht, i Cili ishte i vdekur dhe u ngjall, i Cili zbriti në ferr dhe u ngjit në parajsë, ku Ai mbretëron në jetë të jetëve. Dhe kështu, çdo herë, kur ne festojmë festën e ndritshme të Pashkës, ne kujtojmë ngjalljen së vdekurish të Jisu Krishtit, duke na lajmëruar edhe neve se edhe për ne vetë do të vijë ora, kur jeta do ta mposhtë vdekjen, drita do të mbulojë errësirën, e mira do të triumfojë mbi të keqen dhe gëzimi mbi hidhërimin; kur të gjitha krijesat, të cilat “tërësisht vuajnë dhe rënkojnë, si një grua para lindjes” (Ps. 8:22), do të ripërtërihen plotësisht dhe do të bëhet “qiell i ri dhe tokë e re” (Isaia. 65:17), ku tashmë nuk do të ketë as qarje, as ngashërim, por gëzim të përjetshëm mbi kokë.


facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων