13/02/2020 13/02/2020 Të martën pasdite, më datë 11 shkurt 2020, Kolegji Universitar “Logos” bëri dorëzimin e diplomave studentëve që kanë mbaruar me sukses në tri fakultetet e tij. Veprimtaria u zhvillua në sallën e madhe të Qendrës Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, në prani të shumë studentëve, prindërve etj. Në ceremoni mori pjesë edhe...
13 Φεβρουαρίου, 2020 - 13:46
Τελευταία ενημέρωση: 13/02/2020 - 13:48

Ceremonia e diplomimit e studentëve që mbaruan Kolegjin Universitar “Logos”

Διαδώστε:
Ceremonia e diplomimit e studentëve që mbaruan Kolegjin Universitar “Logos”

Të martën pasdite, më datë 11 shkurt 2020, Kolegji Universitar “Logos” bëri dorëzimin e diplomave studentëve që kanë mbaruar me sukses në tri fakultetet e tij. Veprimtaria u zhvillua në sallën e madhe të Qendrës Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, në prani të shumë studentëve, prindërve etj. Në ceremoni mori pjesë edhe Kryepiskopi, Prof Dr. Anastasi, i cili është edhe president i fondacionit “Logos”.
Në dy vitet e fundit akademike, 2017-2018 dhe 2018-2019, 305 studente të KU “Logos” janë diplomuar në programet bachelor dhe master, , ndërsa në ceremoninë e organizuar iu dorëzua diploma 66 studentëve.
Ky event i bukur mund të quhet edhe pikëtakimi mes përpjekjeve për dije dhe fillimit të një të ardhmeje profesionale.
Arritjet e këtyre studentëve janë padyshim edhe meritë e stafit akademik dhe administrativ, të cilët jo vetëm kanë realizuar procesin mësimor, por edhe i kanë qëndruar afër çdo studenti.
Ceremonia e diplomimit u hap me fjalën e Prof. Dr. Nikoleta Mita, Rektore e Kolegjit Universitar “LOGOS”.
Pastaj u vijua me me përshëndetje nga Bordi i KU “Logos”, nga studentët sipas programeve të ndryshme. Gjithashtu përshëndetën edhe nxënës që kanë mbaruar në vitet e mëparshme, të cilët kanë një histori suksesi në vendet ku janë punësuar.
Padyshim, personaliteti që ka ideuar dhe frymëzuar ngritjen e këtij institucioni si dhe ka vendosur themelet e vizionit mbi të cilin bazohet puna e sotme dhe e ardhme e tij, është Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi. Ndaj, përshëndetja e Fortlumturisë së Tij u prit me duartrokitje të nxehta. Kryepiskopi, përveç urimeve u ndalua veçanërisht për rrugën e ardhshme në jetë dhe në punë për të sapodiplomuarit, të cilët duhet ta mbështesin veprimtarinë e tyre mbi vlerat më të rëndësishme.
Para dorëzimit të diplomave, administratori i universitetit, Naum Mile, do të citonte Kryepiskopin Anastas, i cili ka thënë: Të jeni të sigurt se vepra arsimore është një himn i mrekullueshëm drejtuar Perëndisë por edhe kontributi më i çmuar për këtë vend, i cili ka nevojë për njerëz të formuar, të përgjegjshëm, për njerëz të virtytit.
Në fund u bë hedhja e kapelave nga studentët e porsadiplomuar.

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων