10/07/2026 10/07/2026 Më 08 korrik 2026, në një atmosferë solemne dhe të mbushur me emocione, në Sallën e Koncerteve të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” u zhvillua ceremonia e diplomimit të brezit të 15-të të studentëve të Kolegjit Universitar “LOGOS”. Në praninë e Presidentit të Kolegjit Universitar “LOGOS”, Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë...
10 Ιουλίου, 2026 - 14:08

Ceremonia e Diplomimit të Kolegjit Universitar “LOGOS” Gjenerata 2025–2026

Διαδώστε:
Ceremonia e Diplomimit të Kolegjit Universitar “LOGOS” Gjenerata 2025–2026

Më 08 korrik 2026, në një atmosferë solemne dhe të mbushur me emocione, në Sallën e Koncerteve të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” u zhvillua ceremonia e diplomimit të brezit të 15-të të studentëve të Kolegjit Universitar “LOGOS”.

Në praninë e Presidentit të Kolegjit Universitar “LOGOS”, Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, drejtuesve e stafit të Kolegjit Universitar “LOGOS”, përfaqësuesve të institucioneve të arsimit të lartë, të trupit diplomatik, partnerëve, prindërve, familjarëve dhe miqve të studentëve, u kremtua me gëzim përmbyllja e një etape të rëndësishme në jetën e të diplomuarve tanë.

Mbrëmja u pasurua me momente të veçanta, ku përmes videove u risollën kujtimet më të bukura të viteve të studimit, përshëndetjet e stafit akademik dhe administrativ nëpërmjet “Ditarit të Kujtimeve”, si edhe një rrugëtim simbolik “Nga ëndrrat e fëmijërisë tek diploma”, që preku dhe emocionoi të pranishmit. Nuk munguan as mesazhet frymëzuese të ish-studentëve tanë (ALUMNI), të cilët ndanë historitë e tyre të suksesit dhe inkurajuan brezin më të ri për të ndjekur me besim rrugën e tyre profesionale.
Një nga momentet më domethënëse të ceremonisë ishte fjala përshëndetëse e Presidentit të Kolegjit Universitar “LOGOS”, Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës,

Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit. Me një mesazh të ngrohtë, frymëzues dhe plot urtësi, Ai iu drejtua të diplomuarve me fjalët:
“ ̈ ̈: ̈ ̈ , ̈ ̈ .”

Në fjalën e Tij, Fortlumturia theksoi se diploma nuk është vetëm një titull akademik, por një përgjegjësi ndaj shoqërisë. Ai i ftoi të diplomuarit të mos e shohin profesionin e tyre vetëm si një mjet për sukses personal, por si një mundësi për të shërbyer me dashuri, përkushtim dhe humanizëm. Duke i nxitur të kultivojnë vazhdimisht dijen, besimin dhe frymën e dhurimit, Ai nënvizoi se kontributi i secilit, sado i vogël të duket, ndihmon në përparimin e gjithë shoqërisë.

Ceremonia e diplomimit simbolizon jo vetëm përmbylljen me sukses të një kapitulli të rëndësishëm akademik, por edhe fillimin e një udhëtimi të ri, plot sfida, mundësi dhe përgjegjësi. Të diplomuarit e sotëm janë profesionistët që do të kontribuojnë me njohuritë, integritetin dhe vlerat e tyre në zhvillimin e shoqërisë.

Në përmbyllje, hedhja simbolike e kapeleve shënoi çastin më festiv të mbrëmjes.

Urime brezit të 15-të të të diplomuarve të Kolegjit Universitar “LOGOS”!

Ju urojmë suksese në çdo hap të jetës suaj profesionale dhe personale. Ecni përpara me besim, mos reshtni së mësuari, shërbeni me dashuri dhe përgjegjësi, dhe kontribuoni me dinjitet në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.

Kolegji Universitar Logos

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων