Ç’është vdekja?!
Vdekja është rezultati i mosbindjes së njerëzve të parë në Tokë dhe shkelja e porosisë së parë Hyjnore.
Mosbindja nuk mbylli vetëm Parajsën, nuk solli vetëm vuajtje dhe hidhërime tek ata që shkelën porosinë, por lindi të keqen më të madhe nga të gjitha të tjerat, vdekjen.
Njeriu që u krijua me dashuri të veçantë nga Perëndia i Tërëmirë, “sipas ikonës së Perëndisë”, për të arritur “ngjashmërinë me Perëndinë” dhe të rrojë në përjetësisht i lumtur në Parajsë, vdes.
Vdekja është frika dhe tmerri i njerëzve. A ka ndonjë shtëpi të mos e ketë vizituar, ky vizitor i keq?! Vdekja shkon kudo. Ajo nuk bën përjashtime. Vdekja nuk ka frikë nga askush. Ajo i mposhtë të gjithë dhe hedh hijen e saj të zezë dhe makabre mbi çdo qënie njerëzore. Vdekja shkëput shpirtin nga trupi.
Ne të krishterët kemi një përjetim ndryshe të vdekjes, ne kemi “Atë”, që është shpaguesi i vdekjes.
Qajmë, vajtojmë me dënesë, që na u nda dikush i afërm nga prania jonë. Vuajmë, kemi mall, kemi dhembje, po në kemi ” Atë” që na ngushëllon dhe na jep shpresë.
“Ai”, Krishti vdiq dhe u ngjall, që ne të mos vdesim të pashpresë, të mos vajtojmë të vdekurit tanë sikur ata na kanë humbur.
Vdekja për ne është hidhërim dhe gëzim, shpresë për bashkim me Krijuesin.
Vëllezër dhe motra të dashur më Krishtin, në këto ditë të vështira, që po jetojmë, me kaq shumë sëmundje dhe vdekje, të përpiqemi të jetojmë me shpresë dhe të lutemi për ata që vdekja na i ka rrëmbyer, të kenë një bashkim me Krijuesin!
Të lutemi dhe për veten tonë që kur të na vijë ajo orë, të jemi gati shpirtërisht, që të dalim para Krishtit me pastërti! Lutemi për të gjithë: “Mbarim të krishterë, pa dhimbje dhe faqebardhë”!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










