16/04/2020 16/04/2020 E enjte, 16 prill 2020 – Kujtimi i ditës. JAVA E MADHE E PASHKËS – KRESHME E ENJTJA E MADHE. Darka Mistike. – Darka Mistike – E Enjtja e Madhe i kushtohet Darkës Mistike që Krishti kremtoi me dymbëdhjetë apostujt e Tij. Tema kryesore e ditës është vetë darka, për të cilën Krishti porositi që...
16 Απριλίου, 2020 - 12:23

Darka Mistike

Διαδώστε:
Darka Mistike

E enjte, 16 prill 2020 – Kujtimi i ditës.
JAVA E MADHE E PASHKËS – KRESHME

E ENJTJA E MADHE. Darka Mistike.

– Darka Mistike –

E Enjtja e Madhe i kushtohet Darkës Mistike që Krishti kremtoi me dymbëdhjetë apostujt e Tij. Tema kryesore e ditës është vetë darka, për të cilën Krishti porositi që Pashka e Dhiatës së Re të hahej në kujtim të Tij, të trupit të Tij që thyhet dhe gjakut të Tij që derdhet për ndjesën e mëkateve. Gjithashtu, në shërbesat e kësaj dite kujtohet tradhtia e Judës dhe larja e këmbëve të nxënësve.

Në kishat katedrale është zakoni që peshkopi bën larjen e këmbëve në një ceremoni të veçantë mbas Meshës. Ungjilli në Meshën Hyjnore përbehet nga një kombinim i të gjithë tregimeve të ungjillorëve për të njëjtën ngjarje. Himnet dhe leximet e ditës i referohen të njëjtit mister qendror.

Kremtimi liturgjik i Darkës së Zotit, të Enjten e Madhe, s’është thjesht një përkujtim vjetor i “themelimit” të misterit të Kungatës së Shenjtë. Ngjarja e Darkës së Pashkës nuk ishte thjesht veprimi i fundit i Zotit për “të themeluar” misterin qendror të besës së krishterë para pësimit dhe vdekjes së Tij.

Por, përkundrazi, i gjithë misioni i Krishtit dhe para së gjithash, vetë qëllimi i krijimit të botës, është që krijesat e dashura të Perëndisë, krijuar sipas shëmbëllesës dhe ngjashmërisë së Tij hyjnore, të mund të jenë përjetësisht në Kungimin më intim me Të, të ulur në tryezë me Të, duke ngrënë dhe duke pirë në mbretërinë e Tij pambarim.

Kështu, Krishti, Biri i Perëndisë, flet te apostujt e Tij gjatë darkës dhe te të gjithë njerëzit që dëgjojnë fjalët e Tij dhe besojnë në Të dhe në Atin që e dërgoi atë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων