DASHURIA ESHTE ME E MADHJA NGA TE GJITHA
Agjërimi është një gjë e madhe, por dashuria është akoma më e madhe. Nëse me anë të agjërimit demonët nxirren jashtë, pasionet zbuten, trupi paqësohet dhe shpirti qetësohet. Por, me anë të dashurisë, Perëndia banon në njeriun. Vetë Zoti e përmend agjërimin si të nevojshëm, por dashurinë e thekson si urdhërimin kryesor.
Në gjysmën e parë të shekullit XIX, Xheladin Beu ishte rebeluar kundër sulltanit dhe sundonte në Ohër si i pavarur. Në atë kohë Kisha drejtohej nga Mitropoliti Kalinik. Ndonëse i përkisnin besimeve të ndryshme, Xheladin Beu dhe Kaliniku ishin miq shumë të mirë dhe e vizitonin shpesh njëri-tjetrin.
Ndodhi që Xheladin Beu, ditën e së Premtes së Madhe, dënoi me varje njëzet e pesë të krishterë. Mitropoliti, i shqetësuar shumë nga kjo gjë, shkoi tek Xheladin Beu dhe filloi t’i lutej që ta zbuste dënimin. Ndërsa po bisedonin, erdhi koha e drekës dhe Beu e ftoi Mitropolitin për të ngrënë. Për drekë ishte përgatitur një qengj i pjekur.
Mitropoliti i kërkoi falje dhe u ngrit për tu larguar duke i thënë se nuk mund të rrinte për drekë, ngaqë ishte një ditë agjërimi. Beut nuk i erdhi mirë dhe i tha Mitropolitit: “Zgjidh; ose ti do të rrish për drekë dhe unë do t’i liroj njëzet e pesë njerëzit nga varja, ose ti do të ikësh dhe unë do t’i var ata.” Mitropoliti bëri kryqin dhe u ul të hante dhe Xheladini i la të lirë të dënuarit me vdekje.
Shën Nikolai, “Prolog nga Ohri”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










