04/07/2020 04/07/2020 Ndihemi të indinjuar nga shpifjet e pabaza dhe sulmet dashakeqe dhe të qëllimshme të bëra ndaj personit të Hirësisë së Tij, imzot Andonit. Në fakt këto akuza nuk rëndojnë vetëm ndaj tij por prekin dhe cënojnë të gjithë Kishën Orthodhokse. “Nëse cënohet një gjymtyrë e trupit vuajnë të gjitha gjymtyrët bashkë”(Kor. 12: 26). Prandaj e...
04 Ιουλίου, 2020 - 19:40
Τελευταία ενημέρωση: 04/07/2020 - 19:44

Deklaratë e Zyrës së Katekizmit të Mitropolisë së Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit në lidhje me akuzat që cënojnë dinjitetin dhe figurën e Mitropolitit të Elbasanit, Imzot Andon Merdanit

Διαδώστε:
Deklaratë e Zyrës së Katekizmit të Mitropolisë së Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit në lidhje me akuzat që cënojnë dinjitetin dhe figurën e Mitropolitit të Elbasanit, Imzot Andon Merdanit

Ndihemi të indinjuar nga shpifjet e pabaza dhe sulmet dashakeqe dhe të qëllimshme të bëra ndaj personit të Hirësisë së Tij, imzot Andonit. Në fakt këto akuza nuk rëndojnë vetëm ndaj tij por prekin dhe cënojnë të gjithë Kishën Orthodhokse. “Nëse cënohet një gjymtyrë e trupit vuajnë të gjitha gjymtyrët bashkë”(Kor. 12: 26). Prandaj e shohim të domosdoshme që të reagojmë kundrejt tyre.

Kontributi dhe vepra shumë vjeçare e Imzot Andonit flet shumë qartë duke i hedhur poshtë akuzat e errëta të bëra nga gojë të liga.

Me Hirin e Zotit, devotshmërinë dhe kujdesin e Mitropolitit Andon, Zyra e Katekizmit zhvillon programe shpirtërore, edukuese, sociale dhe argëtuese me synimin për të njohur Besimin dhe Traditën e Kishës sonë Orthodhokse. Mitropolia ka në shërbim 12 klerikë dhe 15 kateksitë që shërbejnë në 30 zona pothuajse rurale të qarkut të Elbasanit, të cilët kujdesen për rritjen në besim të 600 fëmijëve, të 200 të rinjve anëtarë të Lidhjes Rinore “Bijtë e Dritës” dhe 100 familjarëve. Misioni dhe përkujdesja e tij atërore është e vazhdueshme, me durim dhe zell ndaj bijëve të tij shpirtëror dhe gjithë grigjës.

Imzot Andoni ka qenë domosdoshmëri për edukimin e brezit të ri dhe jo vetëm, me mësimet e Shkrimit të Shenjtë dhe vlerat për jetën.

Në fokus janë edhe nismat humanitare ndaj njerëzve në nevojë dhe vizitave baritore, shpërndarja e pakove ushqimore, veshmbathjeve dhe detergjentëve. Një vëmendje e veçantë i kushtohet mencës “Shën Nektari” në qytetin e Gramshit si pjesë e dashurisë në vepra.

Mitropolia jonë nën drejtimin e Hirësi Andonit ka një bashkëpunim të frytshëm me Bashkitë e Qarkut të Elbasanit, Drejtorinë Vendore Arsimore, Njësitë Administrative, Shëndetin Publik, dhe organizatat jofitimprurëse. Së bashku kemi ndërmarrë nisma komunitare dhe kemi zhvilluar trajnime, kampe verore, programe sociale dhe shpirtërore. Gjithashtu njihet një bashkëpunim me Qendrën Ndërfetare ndër vite. Angazhimet dhe kontributi i tij në përgatitjen fetare dhe intelektuale, gëzojnë respekt dhe vlerësimet më të mira.

Të gjitha këto janë dëshmi të gjalla që flasin me zë të lartë mbi figurën e dashur të Hirësi Andonit dhe punën e tij të pa lodhur dhe plot përkushtim. Kështu që pa dashur akuzuesit dhe shpifjet e tyre kanë bërë një të mirë, e kanë lartësuar dhe më shumë këtë personalitet të Kishës që jep kaq shumë për vendin e tij.

“Lum ata që përndiqen për hir të drejtësisë, sepse atyre u përket Mbretëria e qiejve!”. Mat. 5: 10

facebook.com/mitropolia.elbasan

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων