13/03/2023 13/03/2023 Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në internet, Kisha e Shqipërisë sqaron se nuk ka për t’u përfshirë në metodën e polemikave, përgënjeshtrimeve, fyerve, pasaktësive dhe qortimeve, siç pretendohet nga laikë jokompetentë nëpër faqe interneti. Pra, Kisha Orthodhokse në Shqipëri deklaron qartazi se nuk do t’i shpallë në internet dhe, përgjithësisht, në mjetet e...
13 Μαρτίου, 2023 - 12:13

Deklaratë – Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Διαδώστε:
Deklaratë – Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në internet, Kisha e Shqipërisë sqaron se nuk ka për t’u përfshirë në metodën e polemikave, përgënjeshtrimeve, fyerve, pasaktësive dhe qortimeve, siç pretendohet nga laikë jokompetentë nëpër faqe interneti.

Pra, Kisha Orthodhokse në Shqipëri deklaron qartazi se nuk do t’i shpallë në internet dhe, përgjithësisht, në mjetet e informacionit masiv mendimet dhe gjykimet e saj për sa i përket qëndrimit dhe sjelljes së Kishave të tjera Orthodhokse vendore dhe të Primatëve të tyre. Problemet e dhembshme kishtare që janë krijuar vitet e fundit, madje edhe tani afër në Afrikë, me pasojë krisjen e dukshme të marrëdhënieve të Kishave Orthodhokse vendore dhe shqetësimin e madh të besimtarëve orthodhoksë, nuk zgjidhen me metodën e goditjeve të njëpasnjëshme nga disa Kisha kontrete dhe të pëlqimit kolektiv të Kishave të tjera nëpërmjet mjeteve të informacionit masiv.

Mendimi i përgjegjshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë shprehet përmes letërkëmbimit kishtar zyrtar, përmes njoftimeve të Kryesekretarisë dhe duke ia parashtruar çështjen drejtpërdrejt organit kompetent, Sinodit ose Mbledhjes Panorthodhokse, i cili, duke u mbështetur në parimin e sinodicitetit, është i vetmi që mund të zgjidhë problemet themelore dhe të sigurojë unitetin dhe paqen e Kishës Orthodhokse në mbarë botën.

Meqenëse fatkeqësia e pashembullt e Orthodhoksisë në Ukrainë nuk po merr fund dhe dhimbja e papërshkrueshme e besimtarëve orthodhoksë po arrin kulmin, kërkohet doemos që kjo çështje të trajtohet në mënyrë panorthodhokse sa më shpejt që të jetë e mundur. Sinodi Panorthodhoks, sikurse dihet, thirret nga Patriarku Ekumenik, mblidhet dhe nis punimet e tij edhe nëse disa Kisha vendore nuk marrin pjesë, siç ndodhi edhe në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë, në vitin 2016.

Tiranë, 11 mars 2023
Kryesekretaria e Sinodit të Shenjtë

orthodoxalbania.org

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων