16/02/2021 16/02/2021 Dashuria e Zotit , të dashur besimtarë, nuk bën dallim. Ajo nuk i ofrohet vetëm një grup njerëzish, një kombi apo disa kombeve. Ajo i ofrohet të gjithë kombeve dhe gjithë njerëzimit. Ashtu si dielli që ngroh jo vetëm qytetin tonë, por të gjithë qytetet e vendit tonë, gjithë kombet, gjithë njerëzimin. Na tregohet kjo...
16 Φεβρουαρίου, 2021 - 16:47
Τελευταία ενημέρωση: 16/02/2021 - 16:48

“Dëshmimtarë dhe përcjellës të dashurisë dhe të vërtetër së Perëndisë”!

Διαδώστε:
“Dëshmimtarë dhe përcjellës të dashurisë dhe të vërtetër së Perëndisë”!

Dashuria e Zotit , të dashur besimtarë, nuk bën dallim. Ajo nuk i ofrohet vetëm një grup njerëzish, një kombi apo disa kombeve. Ajo i ofrohet të gjithë kombeve dhe gjithë njerëzimit. Ashtu si dielli që ngroh jo vetëm qytetin tonë, por të gjithë qytetet e vendit tonë, gjithë kombet, gjithë njerëzimin.
Na tregohet kjo gjë shumë e bukur në ngjarjen që dëgjuam në Ungjillin e sotëm. Zoti Krisht pranon të shërojë vajzën e një gruaje që nuk i përkiste kombit të Izraelit. Në fakt nuk ishte i vetmi rast kur tregohet që Jisui tregon dashurinë e tij në personat që nuk ishin nga populli i Izraelit. Kujtojmë, gruan Samaritane. Kujtojmë, nënpunësin ushtarak romak. Pavarsisht se Krishti u lind dhe u rrit në një familje judaike, Ai nuk erdhi si Shpëtimtar vetëm për popullin e Tij. Ai erdhi për shpëtimin e gjithë kombeve dhe gjithë njerëzimit. Kjo ishte dhe porosia e Krishtit tek Apostujt e Tij, para se të ngjitej në qiell: “Shkoni bëni dishepuj nga gjithë popujt duke i pagëzuar në emrin e Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë” ( Mt 28:19).
“Ju do të jeni dëshmimtarët e mi në Jerusalem, Jude, Samari dhe deri në skajet e dheut”.
( Vep.Ap.1:8)
Perëndia ofron dashurinë dhe përkujdesjen për të gjithë njerëzit dhe dëshiron që të gjithë njerëzit të ndjekin të vërtetën e Tij, ta pranojnë të vërtetën e Tij, të gjejnë rrugën e shpëtimit dhe të shijojnë tani dhe në përjetësi dashurinë e Zotit. Ky është edhe misioni i Kishës. Kisha nuk ka qëllim vetëm të ruaj të vërtetën e besimit, as që të udhëheq në rrugën e shpëtimit një grup njerëzish. Jo, misioni i saj është që të dëshmoi dhe të përhap të vërtetën e dashurisë së Perëndisë, në mënyrë që gjithë kombet dhe gjithë njerëzit të kenë mundësinë të njohin dhe të përqafojnë këtë të vërtetë.
Ne nuk duhet ta mbyllim këtë të vërtetë vetëm brenda grupit tonë, vetëm brenda komunitetit tone. Ajo duhet të jetë si një diell që ndriçon për gjithë njerëzimin. Nëse do të jetë e mbyllur, ajo ka për të vdekur. Nëse do të shpërndahet ajo do të jetë e gjallë dhe jetëdhënëse.
Kryepiskopi Anastas jep një shembull shumë të bukur për këtë gjë. Ai mer shembull detin e Galilesë dhe detin e Vdekur. Të dy këto dete ushqehen nga i njëjti lum, ai i Jordanit, por deti i Galilesë është plot jetë dhe burim jete për banorët rreth tij. Deti i vdekur nuk ka aspak krijesa, prandaj quhet i Vdekur. Ku qëndron sekreti? Fortlumturia i Tij, Kryepiskopi Anastas thotë: “Tek ajo që deti i Galilesë merr ujërat e Jordanit por edhe më pas i lëshon që të jenë të dobishme edhe për të tjerët. Deti i Vdekur i mban ujërat vetëm për veten dhe nuk i lëshon ato. Çdo gjë që mbajmë për vete destinohet që të shuhet, të vdes. Çdo gjë që ndajmë me të tjerët shumohet dhe mbetet në përjetësi.
Nëse edhe vetëm themi se kemi dashuri, por nuk e ofrojmë te të tjerët, ajo nuk ka asnjë vlerë dhe sigurisht do të shuhet. Kur ne ofrojmë te të tjerët ajo mbetet në zemrat dhe në kujtesën e tyre përjetë.
Çdo të thotë kjo për ne? Së pari është dhënë një bekim i madh nga Perëndia që të njohim dashurinë e Tij dh eta përjetojmë atë. Së dyti, kemi përgjrgjësinë dhe detyrimin që këtë të vërtetë ta përcjellim te të gjithë njerëzit tanë të afërm dhe të largët.Së treti, nuk kemi të drejtën të gjykojmë të tjerët pavarsisht se ata sot janë larg Zotit, ndoshta një ditë Zoti do të dëgjojë lutjen e tyre, siç dëgjoi lutjen e gruas kananease dhe ata do të njohin dhe pranojnë dashurinë e Perëndisë.
Le të bëhemi kudo që jemi të dashur besimtarë, në familje, në shkollë, në punë, në ambjentet shoqërore, dëshmimtarë dhe përcjellës të dashurisë dhe të vërtetër së Perëndisë. Amin!

Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë & Fierit, +Nikolla, e Diela XVII e Mateut, dt. 14/02/2021

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων