14/05/2021 14/05/2021 E premte, 14 maj 2021 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME KRISHTI U NGJALL! Dëshmor Isidori në Hios. Hierodëshmor Theraponi i Qipros. Dëshmorët Aristoteli, Leandri. – Dëshmor Isidori në Hios – Ishte nga Aleksandria dhe toger në ushtrinë romane, nën mbretërimin e Decit (rreth 250). Arriti në Hios me flotën e drejtuar nga njëfarë Numerius,...
14 Μαΐου, 2021 - 17:25

Dëshmor Isidori në Hios

Διαδώστε:
Dëshmor Isidori në Hios

E premte, 14 maj 2021 – Shenjtori i ditës.
DITË KRESHME
KRISHTI U NGJALL!
Dëshmor Isidori në Hios. Hierodëshmor Theraponi i Qipros. Dëshmorët Aristoteli, Leandri.
– Dëshmor Isidori në Hios –
Ishte nga Aleksandria dhe toger në ushtrinë romane, nën mbretërimin e Decit (rreth 250). Arriti në Hios me flotën e drejtuar nga njëfarë Numerius, u denoncua si i krishterë nga centurioni Julius. U çua përpara admiralit, ku deklaroi me gëzim se adhuronte Jisu Krishtin, të vetmin Perëndi të vërtetë. Numerius e shtriu atëherë në tokë, e lidhi me katër hunj dhe dha urdhër ta tërhiqnin demat.
E hodhën në furrë ku doli i paprishur. Në këtë ngjarje mbërriti edhe babai i tij i cili ishte idhujtar dhe kërkoi të merrte përsipër nënshtrimin e Isidorit. Por argumentet e tij nuk patën dobi, duke shndërruar kështu edhe lidhjen që kishin në urrejtje. E lidhi të birin pas disa kuajve të egër dhe, si e tërhoqën zvarrë për shumë kohë, atletit të shenjtë të Krishtit iu pre koka.(Sipas një të dhënë më të vjetër, pas shumë pyetjesh Numerius ia preu gjuhën dhe e dënoi me prerje koke. U varros nga miku i tij Amonios). Trupin ia hodhën në një luginë që ta hanin bishat.
Por një grua besimtare, e quajtur Meropi (2 dhjetor), pasi i shpëtoi mbikëqyrjes së gardës e mori trupin dhe e varrosi me nderim. U kap e u torturua. Kur qëndronte në burg, pati një vizion të shën Isidorit në mes të një drite të shkëlqyer, i rrethuar nga rreshta engjëllore që psalnin Trishenjtorin. Ai i tha: “Paqe me ty! Ja, do të marrësh kurorën që Perëndia të ka përgatitur.”
Me këto fjalë Meropi dha frymën te Zoti dhe dhoma u mbush me parfum erëmirë. U varros pranë shën Isidorit, i cili më vonë u nderua si mbrojtës i ishullit të Hios dhe, në pellgun mesdhetar, si mbrojtësi i marinarëve. Më 1225, lipsani i tij u çua në Venecia, i cili e çliroi qytetin nga një epidemi murtaje. Në shenjë falënderimi, banorët në nderim të shenjtit ndërtuan një kishë të mrekullueshme zbukuruar me mozaikë në bazilikën e shën Markut.
Më 1967, një pjesë e lipsaneve u vendos në kishën e Hiosit.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων