13/05/2021 13/05/2021 E enjte, 13 maj 2021 – Shenjtori i ditës. KRISHTI U NGJALL! Dëshmore Gliqeria. Dëshmor Laodiki. Omologjet Sergji. Oshënar Efthimi i Ri në Athos. Oshënar Efrosini i Ivironit. – Dëshmore Gliqeria – Lindi në Trajanopojë, qytet bregdetar në Adriatik, i cili në përgjithësi quhej Trani. Ajo jetoi në shek. II pas Krishtit dhe e kishte...
13 Μαΐου, 2021 - 17:12

Dëshmore Gliqeria

Διαδώστε:
Dëshmore Gliqeria

E enjte, 13 maj 2021 – Shenjtori i ditës.
KRISHTI U NGJALL!
Dëshmore Gliqeria. Dëshmor Laodiki. Omologjet Sergji. Oshënar Efthimi i Ri në Athos. Oshënar Efrosini i Ivironit.
– Dëshmore Gliqeria –
Lindi në Trajanopojë, qytet bregdetar në Adriatik, i cili në përgjithësi quhej Trani. Ajo jetoi në shek. II pas Krishtit dhe e kishte prejardhjen nga një familje aristokrate. Shën Gliqeria ishte një e krishtere shpresëtare me besim të palëkundur dhe vetëmohim të paarritshëm. Kur ishte në kulmin e moshës së saj, Perandori i Romës ishte Antonini, kurse sundimtari i Evropës me qendër në Trajanopojë, Savini. Që të dy ishin paganë fanatikë. Mbreti Antonin ishte pagan, sakrifikonte rregullisht tek idhujt e rremë, në mënyrë të veçantë në Perëndinë e paganëve, Jupiter.
Një ditë, pas mbledhjes me priftërinjtë e idhujve në tempullin e Jupiterit, dha urdhër që të gjithë shtetasit e tij të sakrifikonin tek Perënditë dhe para së gjithash tek Jupiteri. Shenjtorja, pasi shënoi në mes të ballit të saj shenjën e kryqit për fuqi dhe dritë të tij, vrapoi dhe qendroi përpara sundimtarit. Pa u trembur, iu drejtua atij me guxim të paparë dhe i tha: “Sundimtar i ndritshëm, më lejo të filloj e para dhe të të tregoj se si sakrifikoj tek Perëndia, meqë kam vendin e parë si vajzë e Makarit, që ishte tri herë konsull i Romës”. Sundimtari, duke parë dëshirën e saj, e pyeti se ku e ka llambadhën. “Lart madhëri, nëse nuk e di, po të tregoj se jam e krishterë. Dhe menjëherë duke treguar kryqin që kishte shënuar në ballë, i thotë: “ Kjo është llambadha ime e pashuar”. Savini duke mos u munduar të kuptonte arsyet e saj, urdhëroi që të sakrifikohej.
Shenjtorja, pa humbur guximin e saj, filloi të lutej. Dhe mrekullia s’vonoi të ndodhte. Para se të mbaronte lutjen e saj, u dëgjua një bubullimë e madhe dhe menjëherë statuja e Jupiterit u bë copë-copë. Të gjithë ata që ndodheshin aty u tronditën. Savini u nevrikos shumë, dhe kështu grumbulli i paganëve filloi të hedhë gurë mbi shenjtoren, por asnjë gur nuk e prekte, sikur të ishte një qënie jomateriale. Sundimtari, priftërinjtë dhe populli, bërtisnin dhe thoshin se ajo ishte një magjistare, prandaj dhe nuk e prekin gurët. Pas kësaj ndodhie e morën rojet e burgut dhe e mbyllën në qeli.
Burgimi i shenjtores hidhëroi shumë të krishterë. Në mëngjesin e ditës tjetër, sundimtari i mbushur me inat, shkoi në burg që ta dënonte shenjtoren. Urdhëroi që ta sillnin përpara tij për ta pyetur nëse do të pranonte të sakrifikonte tek idhujt dhe nëse nuk e bënte një gjë të tillë, do të jepte urdhër që ta vriste. Por shenjtorja qëndronte përpara tij me fytyrë të gëzuar. Atëherë sundimtari, që ta dënonte më tepër, urdhëroi që ta varnin nga flokët e saj të shumtë, e më pas ta shqyenin.
Torturuesit filluan veprën e tyre, por papritur u shfaq ëngjëlli i Zotit i cili i paralizoi dhe i bëri si të vdekur. Sundimtari dha urdhër që ta burgosin përsëri martiren dhe të mos i jepnin as ushqim as ujë. Shenjtorja pa pushuar së lavdëruari Perëndinë, u fut përsëri në burg me guxim dhe besim tek shpëtimtari Krisht. I dërguari i sundimtarit, shkoi në burg, dhe siguroi derën ashtu siç ishte urdhëruar. Megjithëse e kishin lënë pa bukë, ajo nuk pati uri sepse ëngjëlli i Zotit i solli ushqim qiellor.
Pas kësaj Savini shkoi perseri në burg. Kur pa vulën tek dera kujtoi se ajo kishte vdekur meqë kishin kaluar shumë ditë që kur e kishin burgosur. Hapi menjëherë derën dhe çuditërisht e pa atë të zgjidhur nga zinxhirët dhe në krah të saj ishte tabakaja mbi të cilën kishte bukë dhe dy enë të vogla me qumësht dhe ujë. Me të vërtetë e humbi duke parë këtë gjë të çuditshme, dhe urdhëroi shenjtoren të dilte jashtë.
Pastaj sundimtari mori Gliqerinë e shenjtë, iku me gjithë suitën e tij për në Iraklia të Trakës. Shkoi menjëherë në tempullin e Jupiterit për të sakrifikuar. Savini, në vend që të vinte shenjtoren që ta sakrifikonte tek Jupiteri, dha urdhër që t’i rripnin kokën deri tek balli. Pa humbur kohë, e lidhi nga duart dhe këmbët, dhe për pak kohë, ato që zbatonin urdhërin, i rropën kokën deri tek balli ashtu siç i urdhëruan. Me gjithë dhimbjet e tmerrshme, Gliqeria besimtare nuk e humbi guximin e saj.
Sundimtari, i turpëruar nga qëndrimi i guximshëm i shenjtores përballë tij, por edhe nga mrekullitë që kishte bërë, dha urdhër ta mbyllnin përsëri në burg deri të nesërmen në mëngjes, pasi më përpara ta lidhnin këmbë e duar dhe të vendosnin në tokë gurë të mprehtë në mënyrë që në çdo lëvizje të saj të ndiente dhimbje të forta. Dhe shërbëtorët me të vërtetë vepruan ashtu siç urdhëroi Savini në dëm të martires. Nga mesi i natës erdhi ëngjëlli i Zotit, zgjidhi shenjtoren nga litarët dhe rregulloi në mënyrë të mrekullueshme dëmtimin e madh të lëkurës së kokës së saj dhe riktheu bukurinë e fytyrës që t’i ndriste përsëri bukuria dhe hiri.
Atëherë sundimtari urdhëroi që ta hidhnin tek bishat e egra. Shenjtorja pranoi me gëzim vendimin e tij sepse kështu do të bëhej e denjë për besimin e saj më Krishtin. Sapo u ul sundimtari në fronin e tij, u fut në stadium edhe shenjtorja e guximshme dhe me gëzim qëndroi në mes të stadiumit duke pritur pas një lutjeje të pandërprerë ndihmë nga Zoti i saj. Dhe me të vërtetë nuk vonoi ndihma hyjnore. Në kohën që të gjithë prisnin që luanesha ta shqyente, kur arriti pranë shenjtores, ajo filloi të zvarritej duke i lëpire shputat e këmbëve. Savini ngeli pa folur, pa u prekur dhe pa u shprehur përpara të gjithë atyre që ndodheshin në stadium.
Kujdestari i kafshëve të egra, sikur nuk kishte ndodhur asgjë e veçantë, vazhdoi punën e tij. Ngriti përsëri derën dhe që andej doli një luaneshë tjetër, e cila iu hodh shenjtores dhe e kafshoi. Shenjtorja ra përtokë e vdekur. Kështu pas kafshimit, e dorëzoi shpirtin e saj tek Krishti të cilin aq shumë e deshi dhe të cilin me guxim e pohoi përpara sundimtarit zemërgur Savin dhe përpara turmës së paganëve pa u tërhequr nga torturat deri në frymën e fundit. Pas fundit martirik të shenjtores dhe largimit të paganëve nga stadiumi, episkop Dhimitri, bashkë me të krishterë të tjerë, morën trupin e saj dhe e varrosën në një vend të qetë afër qytetit të Iraklisë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων