07/07/2020 07/07/2020 E martë, 7 korrik 2020 – Shenjtori i ditës. Dëshmore Kiriakia (E Diela). 7 dëshmorët që u martirizuan në Durrës, pasi panë martirizimin e shën Astit dhe lumëruan pohimin e tij në Krishtin: Peregrini, Lukiani, Pompeu, Hisiki, Papia, Saturnini, Gjermani. – Dëshmore Kiriakia (E Diela) – U ushtrua në kohën e Perandor Dioklecianit (284-305). Prindërit...
07 Ιουλίου, 2020 - 10:28

Dëshmore Kiriakia (E Diela)

Διαδώστε:
Dëshmore Kiriakia (E Diela)

E martë, 7 korrik 2020 – Shenjtori i ditës.

Dëshmore Kiriakia (E Diela). 7 dëshmorët që u martirizuan në Durrës, pasi panë martirizimin e shën Astit dhe lumëruan pohimin e tij në Krishtin: Peregrini, Lukiani, Pompeu, Hisiki, Papia, Saturnini, Gjermani.

– Dëshmore Kiriakia (E Diela) –

U ushtrua në kohën e Perandor Dioklecianit (284-305). Prindërit e saj, Dorotheu dhe Efsevia, ishin të pasur dhe të pëlqyer nga Perëndia, por pa fëmijë. Lutjet e shumta drejtuar Perëndisë, për t’i dhuruar një fëmijë, nuk mbetën të padëgjuara. Ai i bekoi me një vajzë, që lindi ditën e diel, ndaj dhe e pagëzuan me emrin E Diela (greqisht Kiriaki: dita zotërore). Duke u rritur, ajo pati shumë kërkesa për nuse nga arkondët, për hir të bukurisë shpirtërore dhe trupore. Por, duke dëshiruar Dhëndrin e shpirtrave, Jisuin, nuk i pranonte.

Kështu, një idhujtar, që e kërkonte nuse për të birin, u zemërua dhe e denoncoi pranë Dioklecianit, i cili hetoi prindërit dhe të bijën. I ati u rrah pa mëshirë. Më pas, së bashku me bashkëshorten i dërguan tek arkondi brutal i qytetit armen, Melitini, se mos ndoshta i kthente në paganizëm. Por nuk ia arriti dot dhe u preu kokën.

Kiriakinë, Diokleciani ia dërgoi bashkëperandorit Maksimian (286-305), i cili në atë kohë ndodhej në Nikomedia të Propontidës, në Vithini të Azisë së Vogël. (Nikomedia në vitin 293 u bë kryeqytet i Dioklecianit). Meqenëse nuk e gënjeu dot me lajka, urdhëroi t’ia lidhnin këmbët e duart dhe ta fshikullonin me orë të tëra. Ndërsa torturuesit u lodhën, virgjëresha, e fuqizuar nga Hiri hyjnor, dukej e gëzuar. Maksimiani i qortoi, duke kujtuar se nuk e godisnin fort ngaqë u vinte keq për bukurinë e saj.

Më pas e dërgoi te komandanti gjakatar i Vithinisë, i cili urdhëroi ta varnin prej flokësh dhe ta digjnin me llambadhe. Në burg iu shfaq Zoti, e inkurajoi dhe e shëroi, saqë komandanti u mahnit. Ajo pranoi të shkonin në tempullin e hyjnive, siç i kërkoi ai, por në vend që të bënte fli, iu lut Krishtit. Kështu ra tërmet dhe u rrëzuan idhujt duke u thyer copa-copa, dhe një erë e fortë i shpërndau, ndërsa një rrufe goditi për vdekje tiranin.

Predikoi lirisht, derisa pasardhësi i tij e arrestoi. E hodhi në zjarr, por zjarri u shua nga një shi i papritur. E hodhën te luanët, por ata u sollën me të si kafshë shtëpiake. Atëherë shumë njerëz besuan dhe i vranë. Në fund, kur do t’i prisnin kokën, ajo i kërkoi xhelatëve ta lejonin të lutej, dhe ato e lanë. Atëherë u shfaqën engjëjt dhe morën shpirtin e saj.

* * * *

– 7 dëshmorët që u martirizuan bashkë me shën Astin –

Peregrini, Lukiani, Pompeu, Hisiki, Papia, Saturnini dhe Gjermani ishin të krishterë të devotshëm nga Italia dhe u strehuan në Durrës (Dyrrahium) për t’i shpëtuar persekutimit të Trajanit. Morën pjesë në martirizimin e shën Astit (6 korrik) dhe shkuan për ta varrosur trupin e tij me ndere.

U kapën nga rojet dhe shpallën se ishin nxënës (dishepuj) të Krishtit. I dorëzuan në duart e Agrikolait, i cili i la mbi një anije në det. U mbytën dhe nëntëdhjetë vjet më vonë, pas një zbulimi, lipsanet e tyre u mblodhën nga kryepiskopi i Aleksandrisë, i cili i varrosi denjësisht, dhe ndërtoi një kishë për nder të tyre.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων