02/11/2022 02/11/2022 E mërkurë, 2 nëntor 2022 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Dëshmorët Akindini, Pegasi, Afthoni, Elpidofori dhe Anempodisti. Omologjet Andoni i Selanikut (ish mitropolit i Durrësit). – DËSHMORËT AKINDINI, PIGASI, AFTHONI, ELPIDOFORI DHE ANEMPODHISTI – Këta martirë të shenjtë ishin ofiqarë në oborrin e mbretit të Persisë Sapori II (339-379). Kur mbreti ndërmori një përndjekje...
02 Νοεμβρίου, 2022 - 15:03

DËSHMORËT AKINDINI, PIGASI, AFTHONI, ELPIDOFORI DHE ANEMPODHISTI

Διαδώστε:
DËSHMORËT AKINDINI, PIGASI, AFTHONI, ELPIDOFORI DHE ANEMPODHISTI

E mërkurë, 2 nëntor 2022 – Shenjtori i ditës.
DITË KRESHME
Dëshmorët Akindini, Pegasi, Afthoni, Elpidofori dhe Anempodisti. Omologjet Andoni i Selanikut (ish mitropolit i Durrësit).
– DËSHMORËT AKINDINI, PIGASI, AFTHONI, ELPIDOFORI DHE ANEMPODHISTI –
Këta martirë të shenjtë ishin ofiqarë në oborrin e mbretit të Persisë Sapori II (339-379). Kur mbreti ndërmori një përndjekje të përgjakshme kundër të krishterëve, shën Akindini, Pigasi dhe Anempodhisti, u strehuan në një shtëpi diku në qytet dhe i nxisnin të krishterët të qëndronin të fortë në besën e tyre, pa marrë parasysh rreziqet që iu kanoseshin. I kapën, i nxorën para mbretit dhe i rrahën mizorisht.
Kur mbreti blasfemoi emrin e Krishtit, iu lidh goja dhe mbeti memec nga lutjet e shenjtorëve. Por patën mëshirë për të dhe e çliruan, por tirani nuk e kuptoi këtë shenjë të fuqisë së të krishterëve. I shtrinë në shtretër hekuri të nxehtë, pastaj i zhytën në kazan me plumb të shkrirë. Nuk i cenoi asgjë, madje një nga ushtarët që rrinte pranë tyre, Afthoni, kur i pa të paprekur, u bë i krishterë. Menjëherë ia prenë kokën në vend, pa i bërë gjyq.
Shenjtorët pësuan edhe tortura të tjera, gjatë të cilave Elpidofori, një nga anëtarët e rëndësishëm të Senatit, dhe 7 mijë persë u kthyen në besim. Të gjithëve ua prenë kokat. Ndërsa Akindinin, Pigasin dhe Anempodhistin i hodhën në një gropë me bisha të egra, por përsëri i ruajti hiri i Perëndisë, gjë që bëri të mundur kthimin në besim të vetë nënës së mbretit. Shenjtorët morën kurorën e martirizimit bashkë me nënën e mbretit dhe 28 shokët e tyre.
* * * * *
– OMOLOGJET ANDONI I SELANIKUT (ish mitropolit i Durrësit) –
Shën Andoni ishte i afërm i shën Theodhorës së Selanikut (5 prill) dhe vëllai i Katerinës, igumenes së manastirit ku shën Theodhora la bijën e saj, Theopistin. Që në rini përqafoi jetën murgërore dhe u formua në theologji. U hirotonis episkop i Durrësit para se perandori ikonoklast Leo V të lëshonte dallgën e dytë të persekutimeve (815).
Shën Andoni pati të njëjtin zell për besimin ashtu si vëllai i tij në Krishtin, shën Theodhor Studiti. Pasi i përbuzi argumentet e heretikëve në një fjalim mbajtur para perandorit, e torturuan dhe e internuan. Kur Mikaili II erdhi në pushtet, më 820, e thirri nga internimi.
Pas 20 vjetësh, me restaurimin përfundimtar të Orthodhoksisë (843), ai u bë kryepiskop i Selanikut; por, pas pak muajsh, i lodhur nga privimet e internimit, fjeti në paqe, më 2 nëntor 844. Trupi i tij, i cili u gjet i paprishur, u varros në një kishëz pranë bazilikës së shën Dhimitrit.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων