10/09/2019 10/09/2019   Apostujt Apeli, Klementi/Klimi, Lluka nga të 70-t. Dëshmoret Minodhora, Mitrodhora, Nimfodhora. Mbretëresha Pulkeria. – Apostujt Apeli, Klementi, Lluka nga të 70-t – Shën Apeli përshkruhet si i provuar në Krishtin, nga shën Pavli (Rom. 16.10). Ai ishte ndriçues i Smirnës dhe u largua për te Zoti në paqe pasi i shërbeu me besnikëri për...
10 Σεπτεμβρίου, 2019 - 15:47

Dëshmoret Minodhora, Mitrodhora, Nimfodhora

Διαδώστε:
Dëshmoret Minodhora, Mitrodhora, Nimfodhora

 

Apostujt Apeli, Klementi/Klimi, Lluka nga të 70-t. Dëshmoret Minodhora, Mitrodhora, Nimfodhora. Mbretëresha Pulkeria.

– Apostujt Apeli, Klementi, Lluka nga të 70-t –

Shën Apeli përshkruhet si i provuar në Krishtin, nga shën Pavli (Rom. 16.10). Ai ishte ndriçues i Smirnës dhe u largua për te Zoti në paqe pasi i shërbeu me besnikëri për shumë vjet.

Shën Llukai përmendet nga shën Pavli kur ai thotë: “Vetëm Lluka është me mua” (I Tim. 4:11). Ai u bë episkopi i parë i Laodicesë në Siri dhe u largua në paqe drejt Zotit pasi udhëhoqi grigjën e tij me urtësi. Ai duhet dalluar nga shën Lluka Ungjillori (18 tetor), të cilin shën Pavli e përmend (Kol. 4.14).

Shën Klementi përmendet midis bashkëpunëtorëve të shën Pavlit, emrat e të cilëve janë në librin e jetës (Fil. 4.3). Ai u bë episkop i Sardikës dhe iu bashkua korit të shenjtorëve, duke mbajtur në trupin e tij shenjat e Pësimit të Zotit.
Ai duhet dalluar nga shën Klementi, episkopi i Romës (24 nëntor).

* * * * *

– Dëshmoret Minodhora, Mitrodhora, Nimfodhora –

Këto tri motra të bekuara sipas mishit jetuan në Bitini në mbretërimin e Galer Maksimianit (305-311). Duke qenë të bukura si në shpirt ashtu edhe trup, ato shkuan për hir të dashurisë së Krishtit në malet Pitia ku kishte edhe burime termale. Në atë vend ato kultivuan lulet e virtyteve hyjnore dhe u kënaqën në mjaltin e ëmbël të soditjes. Shpirti i Shenjtë banonte tek ato, dhe kështu ishin të shumtë ata që vinin për të kërkuar shërimin e sëmundjeve fizike dhe shpirtërore.

Fama e këtyre grave të shenjta arriti në veshët e Frondos, guvernatorit të krahinës, që dërgoi një togë ushtarësh për t’i sjellë motrat përpara tij dhe për t’i marrë në pyetje, që ato të mohonin Krishtin. Urtësia dhe këmbëngulja e tyre e habitën atë, por duke parë se ishte e pamundur t’i bindte për të braktisur dhëndrin e tyre të shtrenjtë, ai urdhëroi ta zhvishnin Minodhorën dhe ta rrihnin me kamxhik derisa ajo dha shpirtin e saj te Zoti, duke u lutur deri në frymën e fundit. Pastaj thirri motrat e saj dhe u tregoi atyre trupin e zhveshur të saj që ishte deformuar nga të rrahurat për t’i frikësuar ato dhe për të dobësuar vendosmërinë e tyre. Por pamja e motrës së tyre i bëri ato edhe më të vendosura në qëndrimin e tyre. Kështu, Mitrodhora dhe Nimfodhora u larguan nga kjo jetë, pasi ua dogjën trupin me pishtarë të ndezur dhe ua çanë hijet me shufra hekuri, duke iu bashkuar korit të virgjëreshave të urta në nusëroren e Dhëndrit Qiellor.

Qetësia dhe durimi me gëzim i vuajtjeve, e tërboi tej mase guvernatorin. Ai u përpoq të digjte trupat e tyre dhe të ndalonte kështu nderimin për to. Por një stuhi e fortë shpërtheu kur trupat ishin në furrë për t’u djegur dhe e shoi zjarrin. Kështu të krishterët arritën t’i merrnin ato dhe t’i varrosnin me nderime.

E martë, 10 shtator 2019 – Shenjtori i ditës.Apostujt Apeli, Klementi/Klimi, Lluka nga të 70-t. Dëshmoret Minodhora,…

Geplaatst door Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë op Maandag 9 september 2019

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων