15/11/2020 15/11/2020 Ekzistenca dhe jeta e njeriut janë dhuratë nga Zoti. Zoti i jep ekzistencë dhe jetë, pavarësisht nëse prindërit njerëzorë bëjnë zgjedhje të gabuara. Ekzistenca dhe jeta e një njeriu nuk varen nga shenjtëria ose mëkatëshmëria e prindërve të tij, por nga vullneti i Zotit. Ka pasur dhe ka prindër të shenjtë që nuk kanë fëmijë....
15 Νοεμβρίου, 2020 - 15:57
Τελευταία ενημέρωση: 15/11/2020 - 16:00

“Dhurata e jetës”!

Διαδώστε:
“Dhurata e jetës”!

Ekzistenca dhe jeta e njeriut janë dhuratë nga Zoti. Zoti i jep ekzistencë dhe jetë, pavarësisht nëse prindërit njerëzorë bëjnë zgjedhje të gabuara. Ekzistenca dhe jeta e një njeriu nuk varen nga shenjtëria ose mëkatëshmëria e prindërve të tij, por nga vullneti i Zotit. Ka pasur dhe ka prindër të shenjtë që nuk kanë fëmijë. Ndërsa, njerëz mëkatarë bëhen prindër të shumë fëmijëve. Kur Zoti nuk u jep fëmijë njerëzve të shenjtë, Ai i thërret ata që të bëhen më të shenjtë dhe kur Zoti u jep “kënaqësi të virtytshme” mëkatarëve, Ai i thërret ata në pendim dhe shpëtim.

(Efthimi, Mitropolit i Aheloit)

Jeta i është dhënë njeriut në një mënyrë specifike dhe të natyrshme dhe ai bëhet bashkëpunëtor i Zotit në punën e krijimit dhe shpëtimit të fëmijëve të tij.

(Kristodhuli, Kryepiskop i Athinës)

Si të krishterë ortodoksë që besojnë fort se çdo qenie njerëzore është krijuar sipas ikonës dhe në ngjashmëri me Perëndinë, ne gjithmonë duhet të mbështesim parimin shekullor që çdo jetë ka vlerë dhe se jeta në vetvete është një dhuratë nga Zoti. Vlera e jetës është e pallogaritshme dhe e vlefshme mbi të gjitha. Ne të gjithë jemi bin të Zotit dhe dashuria e Tij për ne është e pakufizuar. Prandaj, ne duhet të trajtojmë njëri-tjetrin me respekt dhe dinjitet.

(Vangjeli, Mitropolit i Nju Xhersej)

Të kalosh jetën tënde këtu në mënyrë që në çdo moment të jesh gati të largohesh prej saj.
Gjithmonë mbani mend se jeta dhe lumturia juaj janë dhurata të Zotit, dhurata që nuk i meritoni.

(Shën Joan i Kroshtandit)

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων