13/02/2023 13/02/2023 Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek të Kolegjit Universitar “LOGOS”, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës dhe Ambasadën e Greqisë në Tiranë organizoi në dt. 09/02/2023 aktivitetin në kuadër të Ditës Botërore të Gjuhës Greke. Aktiviteti u hap nga Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës dhe Civilizimit Grek të Kolegjit Universitar...
13 Φεβρουαρίου, 2023 - 15:01

DITA BOTEROGE E GJUHES GREKE

Διαδώστε:
DITA BOTEROGE E GJUHES GREKE

Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek të Kolegjit Universitar “LOGOS”, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës dhe Ambasadën e Greqisë në Tiranë organizoi në dt. 09/02/2023 aktivitetin në kuadër të Ditës Botërore të Gjuhës Greke.

Aktiviteti u hap nga Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës dhe Civilizimit Grek të Kolegjit Universitar “LOGOS”, Dr. Vasiliki Apostolouda dhe u përshëndet nga Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Konstantina Kamitsi, si dhe nga Dr. Isida Meta (Foçi), përfaqësuese e Departamentit të Gjuhës Greke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.
Në kuadër të festës, z. Theodosios P. Tassios, Profesor Emeritus i Universitetit Teknik Kombëtar i Athinës, mbajti një prezantim me temë “Automatët dhe robotët në Greqinë e lashtë”.
Paralelisht, u inaugurua dhe Ekspozita “Veprat e mëdha teknike të Greqisë antike”, ekspozitë e cila do të qëndrojë e hapur për publikun e gjerë nga data 9 shkurt deri më 9 mars.

Aktiviteti, i cili u organizua pranë Amfiteatrit të Kolegjit Universitar “LOGOS” dhe online, u ndoq me interes të madh dhe ishte i hapur për pedagogët, studentët dhe të gjithë të interesuarit mbi gjuhën greke.

Kolegji Universitar “LOGOS” –🎓 Dritë dhe fuqi jete!

Kolegji Universitar Logos

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων