DOKTRINA ORTHODHOKSE – Jisui, Shkatërruesi i Vdekjes
Aspekti i tretë dhe i fundit i aktit shpëtimtar të Jisuit është më i thelli. Eshtë shkatërrimi i vdekjes prej vetë vdekjes së Krishtit. Ky është transformimi i vdekjes në një akt jete. Eshtë rikrijimi i Sheolit – gjendja shpirtërore e të qenurit i vdekur – në parajsë të Perëndisë. Kështu, në dhe nëpërmjet vdekjes së Jisu Krishtit, vdekja vdiq. Në Atë, i cili është Ngjallja dhe Jeta, njeriu nuk mund të vdesë, por jeton përgjithmonë me Perëndinë.
Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, se ai që dëgjon fjalën time, edhe i beson Atij që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, edhe në gjygj nuk vjen, por shkon prej vdekjes në jetë (Joani 5:24).
” Unë jam Ngjallja e Jeta, ai që më beson, edhe në vdektë, do të rrojë. Edhe kushdo që rron edhe më beson, nuk do të vdesë kurrë.” (Joani 11:25-26).
Krishti është ai që vdiq, po edhe më tepër ai që u ngjall, i cili është në të djathtë të Perëndisë, i cili edhe lutet për ne. Kush do na ndaj nga dashuria e Krishtit? [ . . . ] Sepse më është mbushur mendja se as vdekje, as jetë, as ëngjëj, as pushtete, as fuqira, as ato që janë tani, as ato që do të vinë, as lartësirë, as thellësirë, as ndonjë tjetër krijesë nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë, që është në Jisu Krishtin Zotin tonë (Romanët 8:34-39).
Sepse në Atë rri tërë plotësia e hyjnisë trupërisht; edhe ju jeni jeni tek plotësia e jetës në Atë . . duke u varrosur me Atë në pagëzim, në të cilët edhe u ngjallët bashkë me anë të besës së veprimit të Perëndisë, i cili e ngjalli Atë prej së vdekurish. Edhe ju ishit të vdekur në fajet … Perëndia ju bëri të gjallë bashkë me Atë, duke ju falur juve gjithë fajet; duke shuar dorëshkrimin e porosive që qëndronte kundër nesh me të drejtë, edhe këtë e hoqi nga mezi, duke e mbërthyer atë në kryq. Edhe pasi i ç’armatosi urdhërat dhe pushtetet (demoniake) i turpëroi haptas, duke triumfuar kundër atyre . . . Sepse vdiqtë, edhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin tek Perëndia ( Kolosianët 2:9…).
Kjo është doktrina e shkrimeve të Dhiatës së Re, përsëritur shpesh në mënyra të ndryshme në traditën e Kishës: në misteret, në himnologjinë, në teologjinë dhe ikonografinë. Fitorja e Krishtit mbi vdekjen është çlirimi i njeriut prej mëkatit dhe fitorja e njeriut mbi robërinë e djallit, sepse në dhe nëpërmjet vdekjes së Krishtit, njeriu vdes dhe lindet përsëri në jetën e përjetshme. Në vdekje mëkatet nuk janë llogaritur më. Në vdekje djalli nuk e mban më atë. Në vdekje ai ka lindur përsëri në jetën e re dhe është çliruar prej gjithçkaje që është e keqe, e rreme, demoniake dhe mëkatare. Me një fjalë, ai është çliruar prej gjithçkaje që është e vdekur me anë të vdekjes dhe ngjalljes në dhe me Krishtin.
Po Jisunë që ishte bërë pak gjë më poshtë se engjëjt e shohim, për pësimin e vdekjes, të kurorëzuar me nder e lavdi, që me hirin e Perëndisë të shijojë vdekjen për çdo njeri. [. . .] Edhe me qenë që bijtë kanë marrë pjesë prej mishi e gjaku, edhe Ai gjithashtu mori pjesë prej gjithë këtyre gjërave, që të prishë me anë të vdekjes atë që ka pushtetin e vdekjes, do me thënë djallin, edhe të shpëtojë gjith’ ata, të cilët për frikën e vdekjes ishin gjithë jetën e tyre në skllavëri (Hebrejtë 2:9-15).
Po tani Krishti u ngjall prej së vdekurish; u bë pema e parë e atyre që kanë fjetur. Sepse sikundër vdekja erdhi nga një njeri, edhe ngjallja erdhi nga një Njeri. Sepse sikundër të gjithe vdesim në Adamin, kështu të gjithë marrim jetë në Krishtin [. . .] Edhe thumbi i vdekjes është faji; edhe fuqia e fajit është ligji. Po i falemi nderit Perëndisë që na dha fitoren me anë të Zotit Jisu Krisht (1 Korinthianët 15:20…,56-57).
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










