28/05/2019 28/05/2019 Krishti u Ngjall! Drita dhe gëzimi i Ngjalljes ka qënë i pranishm në atmosferën e mitropolisë së Elbasanit, e cila ishte e mbushur plot me të rinj të motivuar dhe gëzim të papërshkruar nën mbulesën e dashurisë së Perëndisë. Më datë 25. 05.2019 me bekimin e mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit imzot Andonit në...
28 Μαΐου, 2019 - 12:33
Τελευταία ενημέρωση: 28/05/2019 - 12:56

Drita dhe gëzimi i Ngjalljes ka qënë i pranishm në atmosferën e mitropolisë së Elbasanit

Διαδώστε:
Drita dhe gëzimi i Ngjalljes ka qënë i pranishm në atmosferën e mitropolisë së Elbasanit

Krishti u Ngjall!
Drita dhe gëzimi i Ngjalljes ka qënë i pranishm në atmosferën e mitropolisë së Elbasanit, e cila ishte e mbushur plot me të rinj të motivuar dhe gëzim të papërshkruar nën mbulesën e dashurisë së Perëndisë. Më datë 25. 05.2019 me bekimin e mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit imzot Andonit në manastirin e hirshëm të shën Joan Vladimirit në Shijon, u zhvillua një aktivitet shpirtëror me të rinjtë lidhjes rinore “Bijtë e Dritës” e të gjithë mitropolisë së Elbasanit. Ky aktivitet ishte mjaft i rëndësishëm pasi të rinjtë kuptuan që nuk janë vetëm në udhëtimin e tyre shpirtëror por janë në një përpjekje të përbashkët me sfidat dhe arritjet e tyre; theksoi mitropoliti Andon në fjalën e tij përshëndetëse. Programi i kësaj dite ishte i larmishëm dhe edukues ku të rinjtë patën mundësi të njohin njëri-tjetrin, të luteshin sëbashku, të ishin pjesë e artit kishtar, të argëtoheshin, dhe gjithshtu të dëgjonin dhe diskutoin temën e mbajtur nga at Spiro Kostoli “Rinia si dhuratë e Zotit”. Kjo temë ishte vërtet e bukur dhe bashkëkohore për të rinjtë pasi në të u prekën çështje kryesore që shqetësojnë dhe ndihmojnë të rinjtë në rrugëtimin e tyre. Atë Spiro Kostoli e nisi temën me shprehjen e Kryepiskopit tonë Anastas “Të rinjte janë jo vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja e Kishës dhe vendit”. Të rinjtë janë një organizëm i gjallë i shoqërisë dhe skeleti i këtij organizmi. Jeta e të rinjve nis nga gjiri i familjes duke vazhduar me shkollën, shoqërinë, veset, pasionet, sfidat, zgjidhjet dhe përgjegjësitë ku në të gjitha këto Kisha është anija e shpëtimit e cila na drejton në stuhi dhe dallgë të mëdha për të shkuar drejt limanit të Zotit Krisht. Të gjitha këto çështje u zhvilluan me detaje dhe shembuj nga jeta e përditëshme ku të rinjtë ndanë sëbashku të gjitha sfidat e tyre duke e bërë kështu një bashkëbisedim të ngrohtë në përpjekjen e përbashkët për të arritur në limanin e shpëtimit. At Spiro Kostoli e përfundoi fjalën e tij duke kujtuar se “ Ju jeni thesari më i çmuar që ka bota jeni vetë shoqëria dha shpresa e së ardhmes”. Kjo ishte një ditë e veçantë dhe mjaft e dobishme për të rinjtë e pranishëm. Me gëzimin e Ngjalljes falenderojmë për dhuratat e shumta që na ofrohen dhe lutemi që Perëndia të na japë mundësi të tilla gjithmonë. LAVDI PERËNDISË PËR TË GJITHA!

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων