15/01/2021 15/01/2021 Kemi shumë armiq në jetë, një nga kryesorët është bota; por kundër këtij armiku ne kemi mburojën e besimit: “Kjo është fitorja, që mposhti botën, besimi ynë.” (1 Jn:5;4). Besimi tek Ai, i Cili mposhti botën. Ne kemi të bëjmë me një armik të hershëm, me botën, tashmë të mposhtur. Besimi është ai çelës, i...
15 Ιανουαρίου, 2021 - 17:32

“Duke marrë, mbi të gjitha, mburojën e besimit, me të cilin do të mund të shuani gjithë shigjetat e zjarrta të të ligut” (Ef. 6:16)

Διαδώστε:
“Duke marrë, mbi të gjitha, mburojën e besimit, me të cilin do të mund të shuani gjithë shigjetat e zjarrta të të ligut” (Ef. 6:16)

Kemi shumë armiq në jetë, një nga kryesorët është bota; por kundër këtij armiku ne kemi mburojën e besimit: “Kjo është fitorja, që mposhti botën, besimi ynë.” (1 Jn:5;4). Besimi tek Ai, i Cili mposhti botën. Ne kemi të bëjmë me një armik të hershëm, me botën, tashmë të mposhtur.

Besimi është ai çelës, i cili na hap neve botën e padukshme, na hap lavdinë e Tij dhe është tashmë, për ne këtu, në këtë kasolle tokësore. Me besimin ne mund të shikojmë të padukshmen, sepse Perëndia ynë dhe e gjithë ushtria e Tij janë me ne. Vështro të padukshmen dhe kjo do të të japë forcën për të përballuar të gjitha fatkeqësitë e dukshme. Po ajo mburojë besimi do të ndihmojë ty kundër të gjithë armiqve, që të rrethojnë.

Kjo mburojë qëndron midis nesh dhe trupit, midis nesh dhe të kaluarës sonë të hidhur, midis nesh dhe të tashmes dhe të ardhmes sonë të padukshme, më në fund, midis nesh dhe të gjitha intrigave djallëzore. Me besimin ne do të mbrojmë shpirtin tonë, me të do të fitojmë përfundimisht, nëse vetëm nuk do ta lëshojmë asnjëherë nga duart tona të dobëta.

 

— facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων