04/06/2019 04/06/2019 E DIELA E TË VERBËRIT Joani 9, 1 – 38. MITROPOLIA E SHENJTË E BERATIT·SATURDAY, 1 JUNE 2019 T’i Mbajmë Hapur Sytë e Shpirtit tonë “Edhe duke kaluar andej Jisui, pa një njeri të verbër që prej lindjes.” v. 1. Është e vërtetë se të verbrit janë pak. Por gjërat tregojnë, se shumica e njerëzve...
04 Ιουνίου, 2019 - 17:07

E Diela e të Verbërit – Mitropoliti i Beratit Hirësi Ignati

Διαδώστε:
E Diela e të Verbërit – Mitropoliti i Beratit Hirësi Ignati

E DIELA E TË VERBËRIT Joani 9, 1 – 38.

MITROPOLIA E SHENJTË E BERATIT·SATURDAY, 1 JUNE 2019

T’i Mbajmë Hapur Sytë e Shpirtit tonë

“Edhe duke kaluar andej Jisui, pa një njeri të verbër që prej lindjes.” v. 1.

Është e vërtetë se të verbrit janë pak. Por gjërat tregojnë, se shumica e njerëzve nuk kanë shikim të mirë. Madje, në çështjet e pastra shpirtërore, një pjesë e njerëzve janë verbuar plotësisht. Të bardhës i thonë e zezë dhe të zezës e bardhë! Nuk janë në pozitë, që të dallojnë realitetin. Por kështu krijohet një gjendje e hidhur; sepse, “i verbri nëse drejton një të verbër, që të dy do të bien në gropë”. Rrjedhimisht, duhet, që të gjithë njerëzit, t’i kemi gjithmonë të hapur sytë e shpirtit tonë. Në këtë do të na ndihmojë shumë, vetë Zoti, pikërisht, ashtu, siç bëri me të verbrin që prej lindjes të Ungjillit të sotëm. Kështu na jep mundësinë të flasim për disa sy të tjerë, që janë më të shtrenjtë dhe nga dy sytë e trupit tonë, këta janë sytë e shpirtit tonë.

* * *

Sytë e të verbrit të sotëm nuk panë kurrë dritën e ditës. Ky njeri ishte “i verbër që prej lindjes”. Por, ekzistojnë dhe të verbër nga shkaqe të tjera. Fatkeqësia është se, sytë e trupit, shumë herë, sëmuren nga shkaqe shumë të parëndësishme, siç është pluhuri. Ai shkakton shumë infeksione. Nëse kjo ndodh me sytë e trupit, gjëra të ngjashme ndodhin dhe me sytë e shpirtit. Sytë e brendshëm i ndikon shumë pluhuri i rrugës së mëkatit. Vjen dhe hynë në sytë e shpirtit tonë.

Ky kusar i tmerrshëm fillon të na hajë shpirtërisht. Të na verbojë, të na shkatërrojë delikatesën shpirtërore dhe të krijojë errësirë shpirtërore rreth nesh. Atëherë nuk mund të shohësh gjëra, që janë krejtësisht të dukshme dhe më të shkëlqyeshme se dielli. Një shembull i tillë i gjallë janë Farisenjtë e Ungjillit të sotëm. Panë “të verbrin, që prej lindjes”, me sytë të hapura, u tha dhe u vërtetoi se Zoti e shëroi. Dhe, megjithatë, ngulin këmbë dhe mohojnë mrekullinë e Zotit. Përse vallë? Shumë thjesht, sepse janë të verbër në shpirt, janë të pabesë dhe mëkatarë. Si u katandisën kështu, të verbohen aq shumë? Ashtu si arrijmë dhe ne shumë herë. E lejojmë pluhurin e mëkatit të qëndrojë në shpirtin tonë. Themi: Nuk ka shumë rëndësi dhe pak mëkat ndonjëherë. Kështu, si guri, fillojmë të rrokullisemi. Të tjerat nuk vonojnë të vijnë.

Një njeri i logjikshëm, kur do t’i ankoheni për shëndetin tuaj dhe, veçanërisht, për sytë tuaj, do t’ju thotë kështu: Përikja tek mjeku nuk është luks, por nevojë. Të njëjtën gjë do të thoshim dhe shumë më tepër, për sëmundjen shpirtërore të syve të shpirtit. Ekziston një mjek i vetëm dhe i pakapërcyeshëm, që erdhi në botë vetëm për këtë arsye, “për t’u hapur sytë të verbërve”.

Është Zoti Jisu. Ka dhimbje kur shikon verbimin tonë. Mbanë në duart e Tij “kolir”, që të lyejnë sytë e tyre, ata që duan të shikojnë përsëri. Forcon vullnetin e njeriut, që të shikojë ato që duhen dhe të përbuzë kotësinë. “Largoi sytë e mi që të mos shohin kotësinë”. Psalm. 118, 37.E zbut zemrën e tij, që të pranojë brenda tij dhe të përvetësojë të vërtetën. I udhëheq ata që ishin të verbër në shpirt, në rrugë të bukura, që nuk i njohën dhe në monopate, që nuk i kishin mësuar kurrë. Isaia 42, 16.Nuk i braktis kurrë, i urtëson, i pastron, i shenjtëron.

I verbri i Ungjillit të sotëm vërteton se shikon dhe ata, që mendonin se shikonin, tregohen të verbër. Kanë kuptim fjalët e Zotit, që i tha si përgjigje ndaj pyetjes së Nxënësve të Tij, se cili mëkatoi, ky, i verbëri, apo prindërit e tij, që të lindet i verbër. Asnjë nuk mëkatoi dhe as prindërit e tij, por që të shfaqet lavdia e Perëndisë, mrekullitë dhe madhështitë e Perëndisë nëpërmjet këtij njeriu. Ky, nëpërmjet jetës së tij, durimit të tij, besës së tij, do të tregohej mjet, që të shfaqen mrekullitë dhe veprimet e Perëndisë, në botë dhe tek njerëzit.

Dhe me të vërtetë. I verbri tregon vullnet, përshtatje dhe bindje ndaj urdhrit të Krishtit. Pranon ta lyej Zoti me baltë dhe me gatishmëri bindet ndaj urdhrit të Tij, të shkojë dhe të lahet në pellgun e Siloamit. Në vazhdim, ndaj mahnitjes së madhe, kureshtjes dhe admirimit të të gjithëve, që ndërkohë ishte i verbër dhe tani shikon, ai, në mënyrë të thjeshtë dhe të saktë, përshkruan shërimin e tij.

Më shumë duket shikimi i tij shpirtëror, kur përballet me Farisenjtë, kur ata përçahen në lidhje me personalitetin e Zotit dhe kur e pyesin, ti çfarë thua për Atë, ai u përgjigjet, “se është profet”.

* * *

Duhet të na bëj përshtypje të thellë verbimi shpirtëror i Farisenjve. Sepse, në mënyrë aq të paturpë, e shtrembëruan të vërtetën e Tij. Sepse, mbështesnin se, “Zoti është mëkatar dhe nuk respekton të shtunën”. Ndërkohë që Zoti e shenjtëronte të shtunën me bamirësitë që bënte, madje siç urdhëronte porosia hyjnore. Shenjtëroni të shtunën. Dhe ky shtrembërim i bënte ata të mos shohin gjëra, krejtësisht të dukshme, të shpifin për Zotin e Tërëshenjtë, dhe i drejtoi përfundimisht deri sa ta kryqëzojnë të pamëkatshmin dhe Mesian e tyre. Smira e tyre, egoizmi i tyre i plagosur, hidhërimi i tyre i pajustifikuar i verboi. Kishin sy, por nuk shihnin. Kishin mendje, por nuk kuptonin. E tmerrshme ishte katandisja e tyre.

Ky verbimi i tyre shpirtëror, është shumë më i keq se ai trupor. Sepse, i verbri trupërisht, nëse ka dashuri, dëshirë dhe zemër të pastër, mund të shohë, me sytë e shpirtit, Perëndinë dhe të vërtetën e Tij dhe të ecë me qëndrueshmëri në rrugën e shpëtimit, ndërsa i verbri shpirtërisht, është i sëmurë nga ana e shpirtit. Mendja e tij gjendet në errësirë, ndërgjegjja e tij vuan nga ngurtësimi. Dhe nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, nëse nuk do të zgjohet në kohë, do të dënohet përjetësisht.

Dhe siç e pamë, shkaku i verbimit shpirtëror dhe shkatërrimi, është egoizmi me degët e tij, mburrjen, smirën, përbuzjen, mos pranimin e të tjerëve dhe lavdidashjen. Ai që vuan nga egoizmi, e dëbon nga vetja e tij hirin hyjnor. Shpirti i tij deformohet dhe verbohet. Ai nuk shikon as veten e tij se cili është, dhe as nuk pranon Perëndinë, dhe as virtytin nuk e vlerëson.

Nëse keni takuar njerëz të tillë të mjerë, do të keni parë me sa shtrembërim dhe mani flasin për Perëndinë, për besën e Krishterë, për Ungjillin, apo me çfarë fryme shkruajnë dhe shprehen, si shkrimtarë dhe gazetarë, etj. Si e shtrembërojnë të vërtetën dhe e paraqesin dritën si errësirë dhe errësirën si dritë. Si ironizojnë dhe përqeshin besimtarët dhe jetën e moralshme. Si ngrihen kundër Kishës. Si e zbukurojnë mëkatin dhe e paraqesin si të pahijshëm, dhe banalitetin dhe adhurimin e pafre të mishit si gjërat më të natyrshme. Si e mbështesin anullimin e porosive të Perëndisë, si kërkesë të epokës së re. Perëndia të na ruaj nga të verbër të tillë shpirtëror, sepse tregohen vatra të një ndotjeje të frikshme dhe shembje të shoqërisë.

Që të shikojmë me të vërtetë, nuk mjaftojnë sytë tanë trupor, as dijet tona gramatike, shkencore, fetare dhe teologjike. Nevojitet, kryesisht, diçka tjetër. Nevojiten sy të tjera. Sy besimi. Sy të pastra nga mëkati. Nga pluhurat dhe erërat e këqija të mëkateve dhe pasioneve të ndryshme. Nevojiten sy të pastra dhe zemër e pastër. Do të shikojmë Perëndinë. Ekzistencën e Tij, veprimet e Tija, madhështitë dhe të mrekullitë që, gjithmonë dhe sot, kryen. Do të shikojmë me të vërtetë botën, njeriun, ngjarjet e ndryshme, jetën tonë. Do të njohim veten tonë. Jeta jonë do të jetë një shikim i pastër, do të kemi njohjen e vërtetë të Perëndisë. Do të bëhet realitet ajo që themi në fund të Liturgjisë Hyjnore: “Pamë dritën e vërtetë”.

* * *

Vëllezërit e mi të dashur më Krishtin!

Krishti ashtu siç i dha të verbrit që prej lindjes, dritën e syve të trupit dhe të shpirtit, kështu le të na ndriçojë edhe ne. atëherë do të mund të ecim në rrugën e jetës, krejtësisht, parrezik. Pengesa, vështirësi dhe të ngjashmet me to do t’i konstatojmë nga larg dhe do t’i shmangim. Duke ecur përkrahë Krishtit dhe nën dritën e shndritshme të drejtësisë do të rrezatojmë dritën hyjnore dhe do të bëhemi shkak të madhështohet dhe të lavdërohet emri i Perëndisë.

U bëftë!

Me Urime të Përzemërta dhe Bekime të Shumta:

Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës

† IGNATI

Berat me 02.06.2019


Radio Ngjallja

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων