12/09/2022 12/09/2022 U lexua dhe urata për fillimin e Vitit të Ri shkollor O Zot Jisu Krisht Perëndia ynë, bërës i dritës dhe i urtësisë, mëshirëplot e njeridashës, që hape sytë e të verbërit dhe shndërrove peshkatarët në mësues dhe predikues të urtë të Ungjillit, me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë; që i ke dhënë mësime popullit...
12 Σεπτεμβρίου, 2022 - 14:57

E Diela para Lartësimit të Kryqit të Nderuar

Διαδώστε:
E Diela para Lartësimit të Kryqit të Nderuar

U lexua dhe urata për fillimin e Vitit të Ri shkollor

O Zot Jisu Krisht Perëndia ynë, bërës i dritës dhe i urtësisë, mëshirëplot e njeridashës, që hape sytë e të verbërit dhe shndërrove peshkatarët në mësues dhe predikues të urtë të Ungjillit, me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë; që i ke dhënë mësime popullit në tempullin e Jerusalemit. Ti, o Kryezot, bëj që të shkëlqejë në mendjen tonë drita e hirit të Shpirtit të Shenjtë; dhurona mendjemprehtësi, kuptim dhe urtësi në të mësuarit tonë; bëna të denjë të përfundojmë detyrat tona dhe të kemi mbarësi në çdo vepër të mirë; hapi zemrat, shpirtrat edhe mendjet tona, që të kuptojmë porositë e tua. Të falënderojmë, o Zot, Perëndia ynë, se përsëri i hap sytë tanë për të parë dritën e urtësisë sate. Zemrën tonë kënaqe me njohjen e së vërtetës sate. Të lutemi, o Zot, ndihmona të bëjmë gjithmonë dëshirën tënde. Beko shpirtin dhe trupin tonë, fjalët dhe veprat tona. Bëna të denjë të rritemi në hir, në virtyte dhe në zakone të mira që gjithë ditët e jetës sonë të mund të lavdërojmë emrin tënd të shenjtë. Se ti je ndriçimi i shpirtrave dhe i trupave tanë dhe Ty të drejtojmë lavdi, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Kisha Orthodhokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, Durrës

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων