E Kremtja e Lartësimit të Kryqit të Nderuar – Kryepiskopi Anastas
“Para misterit të Kryqit, njerëzit qëndruan në mënyra të ndryshme. Ishin shumë ata që e panë atë (Kryqin) si një skandal, se si ishte e mundur që Perëndia të linte njeriun e Tij që të vuante përmbi Kryq. Kishte dhe të tjerë që e panë atë (Kryqin) si një marrëzi. Edhe ajo që ndodhi në shekullin e parë pas Krishtit ndodhi edhe në shekullin e kaluar (shek XX). Propaganda ateiste e shfaqte Kryqin sërish në një mënyrë ose në mënyrën tjetër – skandal për shumë veta, marrëzi për mjaft të tjerë.
Por sikundër Apostulli na theksoi, për ne Kryqi është misteri qëndror që ka Kisha jonë, simboli i pandërprerë i ecurisë që ne kemi në jetë, fuqi Perëndie dhe urtësi Perëndie. Ai që dukej dobësia më e madhe në fakt kthehet në fuqi më të madhe të epërme që mund të ketë. Me hirin e Perëndisë sa jemi pranë Tij e kemi përjetuar në mjaft raste këtë fuqi mahnitëse që ka Kryqi i Shenjtë në shumë çaste mjaft të vështira por edhe në jetën tonë të çdo dite.
Urtësia e Kryqit, e gjithë asaj përulësie e cila gjeti kulminacionin e saj përmbi Kryq. Dhe kjo urtësi përcakton dhe hedh dritë edhe mbi atë rrugë që ka gjithsecili prej nesh.
Vëllezërit e mi, ndërsa sot kremtojmë përsëri lartësimin e Kryqit të Shenjtë brenda historisë, le ta lartësojmë brenda zemrës, ndjenjave, shpirteve tona akoma dhe më shumë shenjën e Kryqit të Shenjtë dhe le ta ndiejmë sa herë Zotin tonë që nëpërmejt Kryqit të Tij, Ai është urtësia, fuqia që ne kemi”.
Kisha Katedrale “Ngjallja e Krishtit” Tiranë
14 Shtator 2020
E Kremtja e Lartësimit të Kryqit të Nderuar – Kryepiskopi Anastas"Para misterit të Kryqit, njerëzit qëndruan në mënyra…
Geplaatst door Radio "Ngjallja" op Maandag 14 september 2020
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










