04/11/2020 04/11/2020 Përfaqësuesit e shumicës së re parlamentare , kleri i Kishës ortodokse serbe dhe një pjesë e punëtorëve shëndetësor me shembullin personal të mosrespektimit të masave të parapara dhe nxitja për një prani masive , kanë treguar pa përgjegjësi të madhe për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, ka vlerësuar Trupi koordinues nacional. Nga ky trup kanë...
04 Νοεμβρίου, 2020 - 14:13
Τελευταία ενημέρωση: 04/11/2020 - 14:14

E vetmja rrugëdalje është ashpërsimi i masave

Διαδώστε:
E vetmja rrugëdalje është ashpërsimi i masave

Përfaqësuesit e shumicës së re parlamentare , kleri i Kishës ortodokse serbe dhe një pjesë e punëtorëve shëndetësor me shembullin personal të mosrespektimit të masave të parapara dhe nxitja për një prani masive , kanë treguar pa përgjegjësi të madhe për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, ka vlerësuar Trupi koordinues nacional. Nga ky trup kanë theksuar se pasojat e sjelljes së tillë në ditët në vijim do ta keqësojnë dukshëm situatën epidemiologjike , do të ngarkojnë edhe më tepër sistemin shëndetësor dhe do të rrezikojnë jetën e një numri të madh të qytetarëve. Në Mal të Zi, për shkak të ngjarjeve të fundit , mund të pritet rritje e numrit të rasteve të reja me koronavirus , ka deklaruar ndihmës drejtori i Institutit për shëndetin publik Senad Begiq , duke shtuar se respektimi i masave është zgjidhja e vetme nëse ndodh rritje e infektimeve të reja . Drejtori i spitalit të përgjithshëm në Tivar, Dragosllav Tomanoviq , ka kumtuar se në Mal të Zi janë të shtruar 271 pacientë kovid pozitiv , 60 prej të cilëve janë në Qendrën klinike të Malit të Zi.

 

— rtcg.me

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων