20/10/2019 21/10/2019 Mund të kesh disa kodra të thepisura për të ngjitur, ose disa herë rruga nuk do të jetë e sigurt dhe ti nuk do të dish kë drejtim të zgjedhësh … ose raste kur do të ndihesh sikur je në buzë të greminës, ose në rrugë me shumë kthesa. Ndërsa ti ecën në të përpjetat...
20 Οκτωβρίου, 2019 - 23:50
Τελευταία ενημέρωση: 21/10/2019 - 0:48

EC me ZOTIN!

Διαδώστε:
EC me ZOTIN!

Mund të kesh disa kodra të thepisura për të ngjitur, ose disa herë rruga nuk do të jetë e sigurt dhe ti nuk do të dish kë drejtim të zgjedhësh … ose raste kur do të ndihesh sikur je në buzë të greminës, ose në rrugë me shumë kthesa.

Ndërsa ti ecën në të përpjetat dhe tatëpjetat e jetës, mund të përjetosh praninë e Perëndisë në çdo tunel, në çdo kodër të thepisur, në çdo kthesë. Mund ta përjetosh Atë në majën e bukur të malit dhe në stuhitë tronditëse të jetës.

Zoti do të ecë me ty poshtë nëpër lugina dhe lart nëpër male; do të të marrë prej dorë dhe do të të drejtojë për te drita; do të vendosë një gardh rreth teje që të të ruajë; do të të ndihmojë të gjesh gëzim dhe kënaqësi në udhëtimin me slita dhe të mrekullohesh me madhëtinë që Ai ka përgatitur përgjatë rrugës.

Ndalo dhe shijo aromën e luleve dhe admiro punën e duarve të Tij gjatë hekurudhës së jetës.

Kujto gjithmonë që JETA është UDHETIM që na çon në destinacionin qiellor. Udhëtim të mbarë!

Dashuria e Tij le të derdhet mbi ty, le të të mbushë dhe të vërshojë në lavdërim për Të, për gjithçka që Ai ka bërë, bën dhe do të bëjë.

Cili Perëndi është si Perëndia ynë?!
Jeto me thjeshtësi.
Duaj me zemërgjerësi.
Kujdesu me thellësi.
Fol me mirësi.
Të tjerat lëri në dorë të Zotit.

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων