16/01/2020 16/01/2020 Të dielën, 19 janar 2020, në orën 18:00, në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë do të hapet EKSPOZITA NDËRKOMBËTARE E FOTOGRAFISË “NGJYRAT E ORTHODHOKSISË. SHQIPËRIA”. Ekspozita organizohet nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, portali OrthPhoto.net dhe Departamenti i Botimeve i Kishës Orthodhokse të Polonisë dhe ka si qëllim të paraqesë...
16 Ιανουαρίου, 2020 - 15:19

Ekspozitë Ndërkombëtare e Fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”

Διαδώστε:
Ekspozitë Ndërkombëtare e Fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”

Të dielën, 19 janar 2020, në orën 18:00, në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë do të hapet EKSPOZITA NDËRKOMBËTARE E FOTOGRAFISË “NGJYRAT E ORTHODHOKSISË. SHQIPËRIA”.

Ekspozita organizohet nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, portali OrthPhoto.net dhe Departamenti i Botimeve i Kishës Orthodhokse të Polonisë dhe ka si qëllim të paraqesë diversitetin dhe bukurinë e Orthodhoksisë në Shqipëri.
Ekspozita përmban fotografitë e vlerësuara me çmime dhe një përzgjedhje prej 472 fotografive të dërguara në konkursin ndërkombëtar të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”, nga 50 pjesëmarrës, nga 10 vende të ndryshme. Çelja e ekspozitës do të shoqërohet me ndarjen e çmimeve fituese dhe promovimin e albumit fotografik në katër gjuhë.
Mbrëmja do të shoqërohet me interpretime korale nga kori i Katedrales së Shën Nikollës në Bialystok, Poloni, kori bizantin “Shën Joan Kukuzeli” i Kishës sonë dhe kori miks i Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

 

— orthodoxalbania.net

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων