27/03/2020 27/03/2020 Epitafi i Gllavenicës daton në vitin 1373. Emërtimi “Epitafi i Gllavenicës” është nga studiuesi Theofan Popa, duke u mbështetur në titullin kishtar që kishte peshkopi Kalist i Gllavenicës dhe i Beratit. Gjatësia e epitafit është 212 cm, aq sa gjatësia e një varri të zakonshëm, ndërsa gjerësia 114 cm. Epitafi është qëndisur në një pëlhurë...
27 Μαρτίου, 2020 - 16:42

Epitafi i Gllavenicës, pjesë nga thesari i një kombi…

Διαδώστε:
Epitafi i Gllavenicës, pjesë nga thesari i një kombi…

Epitafi i Gllavenicës daton në vitin 1373. Emërtimi “Epitafi i Gllavenicës” është nga studiuesi Theofan Popa, duke u mbështetur në titullin kishtar që kishte peshkopi Kalist i Gllavenicës dhe i Beratit.

Gjatësia e epitafit është 212 cm, aq sa gjatësia e një varri të zakonshëm, ndërsa gjerësia 114 cm. Epitafi është qëndisur në një pëlhurë në formë katërkëndëshe, me një kornizë me gjerësi rreth 14 cm.

Korniza është e stolisur me kryqe, të vendosura dy e nga dy në vijë paralele. Në katër qoshet e epitafit janë ungjillorët. Brenda kornizës është kryqi emblematik i peshkopit të Gllavenicës, Kalistit që është ktitori i epitafit.

Figura qendrore e epitafit është Krishti i shtrirë në çarçaf. Epitafi është qëndisur në mëndafsh të butë me fije argjendi të lara me ar nga murgu Savia, me porosi të Gjergj Arianitit.

Epitafi i përkiste kishës së Gllavenicës (Ballshit të sotëm). Historia e udhëtimit të tij zë fill që kur u qëndis nga dora e murgut Savia më 1373 për kishën e Gllavenicës. Vite më vonë përfundoi në qilarin e një shtëpie në Ballsh, më pas, në katedralen “Fjetja e Shën Mërisë” në kalanë e Beratit dhe në vitin 1981, në stendat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων