07/11/2020 07/11/2020 Epitafi i Shën Gjergjit, kishës së Fierit (e vitit 1782), është një nga objektet e rralla ndër më të rëndësishme që trashëgojmë nga Fieri i viteve 1700. Epitafi është një mbulesë e qëndisur me dorë në mënyrë brilante, me shije të lartë artistike, si të ishte një pikturë e vërtetë, në të cilin mbizotëron trupi...
07 Νοεμβρίου, 2020 - 15:53
Τελευταία ενημέρωση: 07/11/2020 - 15:59

Epitafi i Shën Gjergjit

Διαδώστε:
Epitafi i Shën Gjergjit

Epitafi i Shën Gjergjit, kishës së Fierit (e vitit 1782), është një nga objektet e rralla ndër më të rëndësishme që trashëgojmë nga Fieri i viteve 1700. Epitafi është një mbulesë e qëndisur me dorë në mënyrë brilante, me shije të lartë artistike, si të ishte një pikturë e vërtetë, në të cilin mbizotëron trupi i Jisu Krishtit të vdekur, i rrethuar nga 8 shenjtorë. Epitafi i Shën Gjergjit të Fierit është një punim artizanal, në të cilin edhe pas mbi 230 vitesh, dallohen qartë ngjyrat viol, kafe dhe argjend, pavarësisht ngarkesave kohore.

Ky epitaf ka vlera të rralla në fushën e artit kishtar dhe përbën një objekt shumë të veçantë për studiuesit, pasi përmban elemente të rendesishme historike nga jeta e Jisu Krishtit.

Është ende i panjohur publikisht, pavarësisht se është i ekspozuar në ambientet e Muzeut Historik të qytetit Fier.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων