17/08/2019 17/08/2019 Ashtu si çdo 15 gusht, ritet fetare u kremtuan edhe në Manastirin e Shën Mërisë në Zvërnec, ku i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili i uroi gëzuar festën të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe të kenë sa më shumë harmoni me njëri-tjetrin. “Më herët njerëzit kanë pasur vështirësi të vinin...
17 Αυγούστου, 2019 - 13:08

Festa e Shën Mërisë në Zvërnec/ Leli: Manastiri, destinacioni më i vizituar turistik i Vlorës

Διαδώστε:
Festa e Shën Mërisë në Zvërnec/ Leli: Manastiri, destinacioni më i vizituar turistik i Vlorës

Ashtu si çdo 15 gusht, ritet fetare u kremtuan edhe në Manastirin e Shën Mërisë në Zvërnec, ku i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili i uroi gëzuar festën të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe të kenë sa më shumë harmoni me njëri-tjetrin.

“Më herët njerëzit kanë pasur vështirësi të vinin në manastir, por tani falë investimit që kemi bërë pak kohë më parë vizitorët që vijën në manastir janë gjithmonë e më të shumtë. Ky manastir është kthyer në destinacionin më të vizituar të pikave turistike dhe historike që Vlora ka”, – theksoi Leli.

Kryebashkiaku Leli u shpreh se “ngelem mirënjohës për këdo që përpiqet të punojë të tregojë qytetari, të mbajë në standardet e duhura këto objekte të kultit, të cilat janë edhe vende pelegrinazhi për të gjithë turistët e vizitorët”.

Pas pelegrinazhit në këtë kishë, besimtarët festuan në familjet e tyre ditën që njihet ndryshe nga besimtarët si “Dita e ngjitjes së Zonjës”.

Në traditën e lashtë shqiptare, shqiptaret e quajnë këtë festë edhe si “Pashka e verës”, ose “Pashka e vogël” për të simbolizuar rëndësinë e kësaj dite të shënuar. Besimtarë nga zona të ndryshme të vendit mblidhen së bashku pranë manastireve apo kishave qe mbajnë emrin e Nënës së Zotit dhe pasi përfundojnë liturgjinë, vendasit shtrojnë panaire për nder të gjithë të ardhurve ku krahas ushqimit ka edhe këngë edhe valle.

Ashtu si “Pashka e Madhe”, Ringjallja e Krishtit, që bie zakonisht në pranverë, edhe “Pashka e verës” është një gërshetim i dhimbjes së kthyer në gëzim. Si Jezu Krishti, edhe Virgjëresha Mari u ringjallën dhe lanë pas varre bosh.

Nga data 1-15 gusht janë dy javë kreshmë (agjërim) dhe ditën e festës besimtarët kungohen me Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Pas liturgjisë hyjnore, kreshma prishet dhe vendin e kreshmës e zënë panairet pranë manastireve dhe kishave, që mbajnë emrin e Shën Mërisë.

 

ATSH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων