12/02/2024 12/02/2024 Me folësen e nderuar Profesoreshë Dimitra Sfendoni-Mentzou, e njohur për studimin e filozofit të shquar Aristotel ndër shekuj, të premten, më 9 shkurt 2024, Kolegji Universitar “LOGOS”, pjesë e Fondacionit LOGOS festoi Ditën Botërore të Gjuhës Greke. Gjatë kësaj dite znj. Dimitra prezantoi temën: “Aristoteli, filozofi universal i shkencave dhe vlera e tij sot”. Aktiviteti...
12 Φεβρουαρίου, 2024 - 12:48

Festimi i Ditës Botërore të Gjuhës Greke, duke nderuar Aristotelin në Kolegji Universitar “LOGOS” në Tiranë

Διαδώστε:
Festimi i Ditës Botërore të Gjuhës Greke, duke nderuar Aristotelin në Kolegji Universitar “LOGOS” në Tiranë

Me folësen e nderuar Profesoreshë Dimitra Sfendoni-Mentzou, e njohur për studimin e filozofit të shquar Aristotel ndër shekuj, të premten, më 9 shkurt 2024, Kolegji Universitar “LOGOS”, pjesë e Fondacionit LOGOS festoi Ditën Botërore të Gjuhës Greke. Gjatë kësaj dite znj. Dimitra prezantoi temën: “Aristoteli, filozofi universal i shkencave dhe vlera e tij sot”.
Aktiviteti u realizua në ambientet e amfiteatrit të Kolegjit Universitar “LOGOS” me praninë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasit, Episkopëve, Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Tiranë, zyrtarëve të lartë të Ambasadës Greke, përfaqësuesve të Departamentit të Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës, Rektorit, Dekanëve, Profesorëve dhe studentëve të Kolegjit Universitar “LOGOS”.
Zonja Dimitra Sfendoni-Mentzou, Profesorësh Emeritus e Filozofisë në Universitetin e Aristotelit në Selanik (A.U.TH.), themeluese dhe aktualisht Presidente e Qendrës Ndërdisiplinore për Studimet Aristoteliane (ΔΙ.Κ.Α.Μ.) të A.U.TH., anëtare e Akademisë Austriake të Shkencave (OeAW), autore e një sërë studimesh dhe artikujsh mbi Aristotelin, nënvizoi me qartësi kontributin e tij të padiskutueshëm në Historinë e Filozofisë dhe Shkencave. Ky shkencëtar gjenial themeloi degët e të gjitha shkencave dhe krijoi një model dinamik të natyrës, i cili sot përfaqësohet nga zbulimet në Fizikën Kuantike dhe Fizikën e Elementeve të Vegjël, Gjenetikën, Biologjinë dhe shkenca të tjera. Po ashtu, mësimet që dalin nga Filozofia Politike dhe Etike e tij janë veçanërisht të rëndësishme sot për zgjidhjen e problemeve globale. Për këtë qëllim, nevojitet lidhja midis jetës praktike, politike dhe etike, një fakt që arrihet me edukatën, e cila nuk synon vetëm trajnimin praktik, por edhe kultivimin e tërësisë së njeriut, të së mirit dhe të së mirës, të qytetarit të ndershëm, i cili dallohet nga virtyti i miqësisë dhe shoqërisë. Aristoteli pasuroi gjuhën greke me terminologjinë filozofike të tij, e cila shpreh kërkimin e tij filozofik të thellë dhe vlerat e tij të përhershme për natyrën dhe ekzistencën.
Fortlumturia e tij Kryepiskopi Anastas, përmes lidhjes online, përshëndeti me ngrohtësi folësen dhe e falënderoi “për vërejtjet shumë interesante në punën e shkencëtarit Aristoteli, për tërësinë, lëvizjen e vazhdueshme, universalitetin, kohës, dhe rëndësinë. Këto janë të kondensuara në emrin e Kolegjit Universitar “LOGOS”, i cili gjithmonë mbetet dritë dhe fuqi jete. Mendimi orthodhoksë ka bërë një hap të madh, duke zbuluar se kulmi i virtytit është dashuria dhe inkarnimi i së vërtetës, Biri dhe Fjala e Zotit”.
Aktiviteti u organizua nga Departamenti i Gjuhëve dhe Letërsisë së Kolegjin Universitar “LOGOS”, me mbështetjen e Ambasadës së Greqisë në Shqipëri dhe bashkëpunimin me Departamentin e Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës. Aktiviteti gjithashtu u shoqërua nga një ekspozitë fotografike me temën “Aristoteli: një filozof universal, një studiues i gjithëdijshëm, një mendimtar aktual”, e cila do të jetë e hapur për publikun e gjerë nga data 9 shkurt deri më 10 mars 2024 në katin përdhes të Kolegjit Universitar “LOGOS”.

Kolegji Universitar Logos

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων