07/02/2021 07/02/2021 Në malet me dëborë të Zvicrës, në disa vende udhërrëfyesit paralajmërojnë udhëtarët të mos shqiptojnë asnjë fjalë, sepse nga lëkundja më e vogël e ajrit dëbora mund të shkëputet nga shkëmbi dhe të shkaktojë një shembje, që merr me vete gjithçka në greminë. Kush do të mendonte se vetëm një fjalë mund të ketë të...
07 Φεβρουαρίου, 2021 - 16:37

“Fjala juaj le të jetë gjithnjë me hir”, – thotë Apostull Pavli (Kol.4:6)

Διαδώστε:
“Fjala juaj le të jetë gjithnjë me hir”, – thotë Apostull Pavli (Kol.4:6)

Në malet me dëborë të Zvicrës, në disa vende udhërrëfyesit paralajmërojnë udhëtarët të mos shqiptojnë asnjë fjalë, sepse nga lëkundja më e vogël e ajrit dëbora mund të shkëputet nga shkëmbi dhe të shkaktojë një shembje, që merr me vete gjithçka në greminë. Kush do të mendonte se vetëm një fjalë mund të ketë të tilla pasoja të tmerrshme? Megjithatë, ndikimi moral i fjalëve tona është shumë më i rëndësishëm nga ç’pandehim. Fjalët e pamenduara, që ne kaq shpesh dhe lehtas i hedhim në erë, shkaktojnë ngjarje gjatë shekujve dhe dita e madhe e Gjyqit do të zbulojë pasoja të tmerrshme të fjalëve tona.

Atë ditë ne do të japim llogari “për çdo fjalë të kotë”. A nuk është e tmerrshme të mendojmë për shumë fjalë, të thëna nga ne, të cilat do të qëndrojnë para nesh atëherë me një qetësi të pamëshirshme? “Fjalë të kota” janë ato fjalë, të cilat lindin nga një jetë e kotë, janë fjalë të panevojshme, mendjelehta, shpesh të dëmshme. Të tilla fjalë të kota, që thuhen nga që nuk kemi ç’të bëjmë, nga goja në gojë, jo rrallë e errësojnë figurën morale të njeriut, shkaktojnë plagë, shprehin ligësinë ndaj disfatës së tjetrit dhe nga fjalë të kota bëhen fjalë të ashpra. “Fjalëve të kota” u përkasin edhe ato biseda, që hyjnë me forcë në sferën e çmuar të jetës familjare, të cilat, nën pamjen e një shakaje të shpëlarë, apo të një aludimi të pavend, mund të tronditin bazat e lumturisë familjare.

Nuk duhet të jemi të pakujdesshëm në përdorimin e fjalëve. Fjalët tona le të jenë të vërteta, të thjeshta, të çiltra, le të jenë dashamirëse dhe të përzemërta. “Fjala juaj le të jetë gjithnjë me hir”, – thotë Apostull Pavli (Kol.4:6). Mendimi për Gjyqin e Perëndisë duhet të jetë fre për gjuhën tonë. Ne do të flisnim me urtësi të madhe, nëse do të kujtonim gjithmonë, se fjalët tona dëgjohen në qiell dhe se në to ne gjejmë për veten justifikimin apo demaskimin në ditën e fundit.

Sa e shenjtë, sa e pastër, sa e vërtetë do të ishte për ne çdo fjalë, në qoftë se do të kujtonim se një nga emrat e vetë Jisu Krishtit ishte “Fjala”.

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων