29/07/2021 29/07/2021 Sapo mësoi lajmin e fjetjes më Zotin të Mitropolitit të Kinsashës në Kongo, z. Niqifor, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i prekur thellë, kreu një Trisai dhe, duke iu referuar njohjes personale dhe kontributit të Mitropolitit të ndjerë për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u shpreh: Me dhimbje të thellë mësuam...
29 Ιουλίου, 2021 - 16:29

Fjeti më Zotin Mitropoliti i Kinsashës në Kongo (Afrikë), Niqifori

Διαδώστε:
Fjeti më Zotin Mitropoliti i Kinsashës në Kongo (Afrikë), Niqifori

Sapo mësoi lajmin e fjetjes më Zotin të Mitropolitit të Kinsashës në Kongo, z. Niqifor, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i prekur thellë, kreu një Trisai dhe, duke iu referuar njohjes personale dhe kontributit të Mitropolitit të ndjerë për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u shpreh:
Me dhimbje të thellë mësuam për largimin nga kjo jetë për te Perëndia të vëllait fort të dashur më Krishtin, Niqiforit. Përpara se të shkonte të shërbente në Afrikë, i lumuri ishte një bashkëpunëtor i vyer më Zotin në rimëkëmbjen e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, duke qenë drejtori i parë i liceut kishtar “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër (1998-2006). Me zellin e tij hierapostolik, përkushtimin në punë, përvojën në mësimdhënie, thjeshtësinë dhe shpresëtarinë, ndikoi qenësisht në edukimin dhe kultivimin shpirtëror të të rinjve.
Nuk e shkëputëm asnjëherë lidhjen tonë vëllazërore më Krishtin.
Kisha e Shqipërisë e kujton me mirënjohje. Perëndia, të Cilin e deshi me gjithë shpirt dhe të Cilit i shërbeu me vetësakrificë në vende ku nevoja ishte e madhe, e prehtë shpirtin e tij fisnik në tendat e të drejtëve.


Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων