18/09/2025 18/09/2025 Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, priti sot në Qendrën Sinodike të Kryepiskopatës një grup të rinjsh nga Kisha Orthodhokse e Polonisë, të udhëhequr nga atë Piotr Makal. Grupi i të rinjve, i cili prej disa ditësh po viziton kishat, manastiret dhe komunitetet e të rinjve orthodhoksë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, këmbyen përvoja dhe...
18 Σεπτεμβρίου, 2025 - 16:41

Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, priti sot në Qendrën Sinodike të Kryepiskopatës një grup të rinjsh nga Kisha Orthodhokse e Polonisë

Διαδώστε:
Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, priti sot në Qendrën Sinodike të Kryepiskopatës një grup të rinjsh nga Kisha Orthodhokse e Polonisë

Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, priti sot në Qendrën Sinodike të Kryepiskopatës një grup të rinjsh nga Kisha Orthodhokse e Polonisë, të udhëhequr nga atë Piotr Makal.
Grupi i të rinjve, i cili prej disa ditësh po viziton kishat, manastiret dhe komunitetet e të rinjve orthodhoksë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, këmbyen përvoja dhe mendime me Fortlumturinë e Tij. Në fjalët e tij, Kryepiskopi u përqendrua në sfidat e përbashkëta me të cilat përballen të rinjtë sot në rëndësinë e përballimit të tyre me gëzim dhe besim, duke i parë si një dhuratë nga Zoti.

Të pranishmit shprehën gezimin dhe mirënjohjen e tyre thellë për bekimin e takimit me Fortlumturinë e Tij. Ata përcollën gjithashtu falënderimet e tyre për miqësinë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme që kanë përjetuar nga të rinjtë shqiptarë kudo që kanë shkuar.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων