Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, priti pjesëmarrësit e forumit evropian “Religions for Peace Europe”
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, sot priti në takim pjesëmarrësit e forumit evropian “Religions for Peace Europe”, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të forumit rajonal dhe programit të trajnimit “Shared Sacred Flourishing”. Gjatë bashkëbisedimit u ndanë mendime mbi rolin e komuniteteve fetare në promovimin e paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar, si një kontribut i rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më paqësore.
Në kuadër të këtij forumi, Fortlumturia e Tij do të jetë gjithashtu një ndër folësit kryesorë të sesionit kushtuar dialogut ndërfetar, ku do të ndajë përvojën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe modelin shqiptar të bashkëjetesës e të bashkëpunimit ndërfetar.
Forumi mbledh në Tiranë përfaqësues të komuniteteve fetare, institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile Këshillat Ndërfetarë të Evropës, me synimin për të forcuar kulturën e paqes dhe angazhimin e përbashkët në shërbim të së mirës së përbashkët.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










