25/11/2019 25/11/2019 “Ringjallja e Llazarit”, ikonë e shek. XVIII, që mban firmën e një prej ikonografëve më të njohur, Kostandin Zografit, do të qendrojë e ekspozuar përgjatë dy viteve, në ambientet e UNESCO-s, pranë zyrës së drejtoreshës së përgjithshme, Audrey Azoulay. Gjatë ceremonisë së ekspozimit, nën praninë edhe të të ftuarve nga komuniteti shqiptar në Paris, Azoulay...
25 Νοεμβρίου, 2019 - 21:42

FOTO/ Ikona “Ringjallja e Llazarit” e Kostandin Zografit ekspozohet në UNESCO-s

Διαδώστε:
FOTO/ Ikona “Ringjallja e Llazarit” e Kostandin Zografit ekspozohet në UNESCO-s

“Ringjallja e Llazarit”, ikonë e shek. XVIII, që mban firmën e një prej ikonografëve më të njohur, Kostandin Zografit, do të qendrojë e ekspozuar përgjatë dy viteve, në ambientet e UNESCO-s, pranë zyrës së drejtoreshës së përgjithshme, Audrey Azoulay.

Gjatë ceremonisë së ekspozimit, nën praninë edhe të të ftuarve nga komuniteti shqiptar në Paris, Azoulay shprehu kënaqësinë, që kjo vepër e jashtëzakonshme e ringjalljes dhe shpresës, ekspozohet në ambientet e UNESCO-s.

“E nderuar që të ndaja me të, nismat që po ndërmerr qeveria shqiptare për mbrojtjen dhe konservimin e trashëgimisë kulturore materiale dhe shpirtërore; në nxitjen dhe sensibilizimin për përcjelljen e traditave më të mira në punimet artizanale; për programin “100 fshatrat” etj”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.

“Në veçanti Azoulay tregoi interes për ngritjen e Muzeut të Hebrenjve, në Vlorë dhe të Qendrës Kulturore Hebreje, në Tiranë. Ajo shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë dhe shpresoj ta kemi mes tonë në fillim të vitit të ardhshëm, që të mund të shohë nga afër disa nga pasuritë në mbrojtje të UNESCO-s dhe projektet tona më të reja”, tha ministrja Margariti.

 

ATSH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων