22/05/2019 22/05/2019 Specialistët e sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës gjatë muajve prill-maj 2019 kanë kryer ndërhyrje të pjesshme restauruese në ikonën “Deisis”, e cila është pjesë e pavijonit të Artit Mesjetar në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërhyrja restauruese u realizua në laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit pranë IMK-së. Kjo ndërhyrje...
22 Μαΐου, 2019 - 19:46
Τελευταία ενημέρωση: 22/05/2019 - 22:34

FOTO/ Restaurohet ikona “Deisis” e vitit 1761

Διαδώστε:
FOTO/ Restaurohet ikona “Deisis” e vitit 1761

Specialistët e sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës gjatë muajve prill-maj 2019 kanë kryer ndërhyrje të pjesshme restauruese në ikonën “Deisis”, e cila është pjesë e pavijonit të Artit Mesjetar në Muzeun Historik Kombëtar.

Ndërhyrja restauruese u realizua në laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit pranë IMK-së. Kjo ndërhyrje konsistoi në dezinfektimin e ikonës, konsolidimin e drurit, stukimin dhe integrimin e dy pjesëve të vogla të dëmtuara.

Ikona “Deisis” është realizuar në vitin 1761 me autor anonim. Pas përfundimit të ndërhyrjes, në prani të përfaqësuesve të IMK, QKIPK dhe MHK ikona u kthye pranë ambienteve të Muzeut Historik Kombëtar.

ATSH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων