25/06/2020 25/06/2020 Një grup turistësh bjellorusë por dhe shumë vizitorë vendas dhe të huaj vizituan të dielën Muzeun e Ikonografisë “Onufri”, në Berat. Ata zgjodhën të kalojnë fundjavën në Berat, i cili vijon të mbetet destinacion i rëndësishëm edhe në këtë periudhë. Shqipëria ishte destinacioni i parë për këtë sezon i 189 turistëve bjellorusë, të cilët mbërritën...
25 Ιουνίου, 2020 - 19:53

Fundjavë në Berat/ Turistët bjellorusë vizitojnë muzeun “Onufri”

Διαδώστε:
Fundjavë në Berat/ Turistët bjellorusë vizitojnë muzeun “Onufri”

Një grup turistësh bjellorusë por dhe shumë vizitorë vendas dhe të huaj vizituan të dielën Muzeun e Ikonografisë “Onufri”, në Berat.

Ata zgjodhën të kalojnë fundjavën në Berat, i cili vijon të mbetet destinacion i rëndësishëm edhe në këtë periudhë.

Shqipëria ishte destinacioni i parë për këtë sezon i 189 turistëve bjellorusë, të cilët mbërritën nga Minsku, në 12 qershor në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Turistët po shijojnë qëndrimin e tyre në Shqipëri, duke frekuentuar plazhet e jugut si dhe duke vizituar monumentet e kulturës.

Bregdeti i mrekullueshëm, temperaturat e larta, peizazhet e larmishme natyrore, natyra e virgjër, kulinaria… etj, janë vetëm disa nga atraksionet turistike të vendit tonë, që kanë joshur 189 vizitorët nga Bjellorusia të udhëtojnë drejt vendit tonë.

Çarteri turistik erdhi me kompaninë “Belavia”, linja ajrore kombëtare e Bjellorusisë. Me çeljen e sezonit turistik, pritet që Boeing 737-800 të realizojë udhëtime të tilla turistike dy herë në javë, të martë dhe të premte.

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων