Fuqia e lutjes!
Kishte shumë kohë që nuk binte shi. Thatësira kishte tharë gjithçka. Vëllezërit me në krye Theoktiston i luteshin të shenjtit, që t`i lutej Zotit të dërgonte shi në tokën e etur.
Rreziku ishte i madh. Nuk mbinte asgjë. Burimet më të pakta, që kishin mbetur, shteruan pak nga pak. Të gjithë rrezikonin të vdisnin nga etja dhe uria. Oshënari nuk donte të bënte lutje dhe thoshte:
– Fëmijët e mi, ky është dënim nga Perëndia për mëkatet tona.
Këto i thoshte i shenjti nga urtësia, prandaj dhe thatësira vazhdoi. Gjithë njerëzit nga vendet përreth u grumbulluan jashtë Llavrës me kryqe në duar, duke thirrur “Zot mëshiro”.
Të shenjtit i erdhi keq. Del jashtë dhe u thotë:
– Djemtë e mi, unë nuk kam guxim te Zoti. Perëndia na urtëson dhe na mëson me këto prova, për shkak të mëkateve tona.
Eshtë i mëshirshëm, prandaj le ti lutemi të gjithë bashkë me besim të patundur, ndoshta i vjen keq si njeridashës që është.
Ju të luteni, përveç Llavrës.
Më pas mblodhi të gjithë murgjërit dhe erdhën në kishë. Si thimiamë aromatike dilte lutja nga murgjërit. Veçanërisht i shenjti binte me fytyrë në tokë dhe i lutej Perëndisë që t`i mëshironte.
Perëndia, që dëgjon gjithnjë lutjet e fëmijëve të Tij, u përgjigj edhe tani. Pas pak çastesh qielli u mbush me re. Vetëtima çanin ajrin dhe shiu nisi të binte pa pushim.
Toka thithte pa u ngopur ujin. Mrekullia u bë, sepse nuk mund të ndodhte ndryshe. Lutja triumfon. Me lutje fitohet dhe Vetë Perëndia.
Pas shiut jetëdhënës, doli te njerëzit e mbledhur dhe u tha:
– Vëllezër, shikoni Perëndia e dëgjoi lutjen tonë. Toka u ngop me ujin e bekuar.
Shkoni në shtëpitë tuaja, duke lavdëruar Perëndinë, për bamirësinë e madhe që bëri. Arat tuaja do të japin shumë fryte, dhe do të jetoni të lumtur.
(Nga jeta e Osh. Efthimi i Madh)
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










