25/02/2021 25/02/2021 Fjala e Zotit ngulmon që gëzimi të mbizotërojë në jetën e të krishterit. Krishti dëshiron që “gëzimi ynë të jetë i përsosur” (Jn.15:11). Apostull Pavli i bind besimtarët të gëzohen gjithmonë dhe e quan gëzimin si fryt të Shpirtit të Shenjtë. Gëzimi shpirtëror i të krishterit nuk është argëtim i zhurmshëm edhe në mes të...
25 Φεβρουαρίου, 2021 - 16:04
Τελευταία ενημέρωση: 25/02/2021 - 16:07

“Gëzohuni përherë në Zotin, dhe përsëri do t’ju them: Gëzohuni!” (Fil.4:4).

Διαδώστε:
“Gëzohuni përherë në Zotin, dhe përsëri do t’ju them: Gëzohuni!” (Fil.4:4).

Fjala e Zotit ngulmon që gëzimi të mbizotërojë në jetën e të krishterit. Krishti dëshiron që “gëzimi ynë të jetë i përsosur” (Jn.15:11).

Apostull Pavli i bind besimtarët të gëzohen gjithmonë dhe e quan gëzimin si fryt të Shpirtit të Shenjtë. Gëzimi shpirtëror i të krishterit nuk është argëtim i zhurmshëm edhe në mes të hidhërimit mund të jesh i gëzuar. Ky është gëzimi i brendshëm, i lartësuar, që rrjedh nga burimi shpirtëror, i pakapshëm prej botës së jashtme.

Por, jo kushdo e zotëron këtë burim. Në pjesën më të madhe humori i njerëzve ndryshon sipas rrethanave, duke u ngritur apo duke u ulur, si zhiva nën ndikimin e temperaturës. Ne duhet të synojmë drejt arritjes së këtij gëzimi të brendshëm, pavarësisht nga rrethanat e jashtme. Një mënyrë është bindja e padiskutueshme ndaj vullnetit të Zotit, tjetra është shërbimi për të afërmin. Vetëm duke u ushtruar për vetëharresë duke mësuar “të shërbejmë” dhe jo të shërbehemi, mund të kemi në vetvete gëzimin e vërtetë, të thellë.

Çdo heroizëm i dashurisë dhe i vetëmohimit e forcon këtë gëzim dhe na jep mundësinë të kuptojmë qëllimin e vërtetë të jetës.

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων