28/12/2020 28/12/2020 Në fshatin Stegopull, Gjirokastër ka përfunduar restaurimi i kishës së “Shën Ilias”, një tjetër atraksion i shtuar për vizitorët vendas e të huaj. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila thekson se restaurimi i kësaj kishe është premtim i mbajtur për komunitetin e zonës. “Restaurimi i kishës së Shën...
28 Δεκεμβρίου, 2020 - 18:49
Τελευταία ενημέρωση: 28/12/2020 - 18:50

Gjirokastër/ Restaurimi i kishës së “Shën Ilias”, vlerë e shtuar për banorët dhe turistët

Διαδώστε:
Gjirokastër/ Restaurimi i kishës së “Shën Ilias”, vlerë e shtuar për banorët dhe turistët

Në fshatin Stegopull, Gjirokastër ka përfunduar restaurimi i kishës së “Shën Ilias”, një tjetër atraksion i shtuar për vizitorët vendas e të huaj.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila thekson se restaurimi i kësaj kishe është premtim i mbajtur për komunitetin e zonës.

“Restaurimi i kishës së Shën Ilias, në fshatin Stegopull është përmbushja e një premtimi. Pas kërkesave të komunitetit lokal, Ministria e Kulturës dhe Instituti Kombëtari i Trashëgimisë Kulturore morën të gjitha masat për hartimin e projektit dhe sigurimin e buxhetit. Tanimë ky monument kulture i shek. XVII i është kthyer banorëve të zonës”, shprehet Margariti.

Kujtojmë që restaurimi i kishës së “Shën Ilias” është një projekt i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe financuar nga buxheti i shtetit shqiptar me vlerën e 8 milion lekëve të reja.

Gjatë restaurimit u kryen ndërhyrje konsoliduese-restauruese në objekt dhe në piktura murale.

Kisha e “Shën Ilias” është konsideruar si një monument i trashëgimisë kulturore e kategorisë së I e cila është ndërtuar në vitin 1624. Ky objekt tashmë përveçse i është kthyer komunitetit të zonës si një objekt i rëndësishëm për ta gjithashtu do të shërbej edhe si një atraksion turistik.

 

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων