07/04/2021 07/04/2021 Te rinjtë u mirëpritën me shumë dashuri nga të gjithë, në veçanti nga Mitropliti imzot Andoni i cili dhe referoi një temë të përzgjedhur nga vetë ata. ” Çfarë ndodh me njeriun pasi ndëron jetë” ishte tema që nxiti interes tek grupi dhe që Hirësia me thjeshtësi dhe mirësi e drejtoi vemendjen e tyre drejt...
07 Απριλίου, 2021 - 19:18
Τελευταία ενημέρωση: 07/04/2021 - 19:21

Grupi rinor i enorisë “Ngjitja e Zotit Krisht në Qiej” të qytetit të Librazhdit morri pjesë në Liturgjinë Hyjnore të së Dielës në kishën e Shën Nikollës, Elbasan

Διαδώστε:
Grupi rinor i enorisë “Ngjitja e Zotit Krisht në Qiej” të qytetit të Librazhdit morri pjesë në Liturgjinë Hyjnore të së Dielës në kishën e Shën Nikollës, Elbasan

Te rinjtë u mirëpritën me shumë dashuri nga të gjithë, në veçanti nga Mitropliti imzot Andoni i cili dhe referoi një temë të përzgjedhur nga vetë ata. ” Çfarë ndodh me njeriun pasi ndëron jetë” ishte tema që nxiti interes tek grupi dhe që Hirësia me thjeshtësi dhe mirësi e drejtoi vemendjen e tyre drejt kujdesit ndaj egoizmit, dhe përjetimit të dashurisë së Zotit.
Një ndër këshillat e tij ishte që asnjëherë mos besojmë dhe gjykojmë atë çfarë shohim, gjithmon ka diçka përtej saj. Zoti është Ai që i gjykon gjerat si Gjykatës i Drejtë dhe jo ne.
Kujdesi atëror i Hirësisë dhe këshillat e tij te vyera ishin përshtypjet më të mira që bënë të rinjtë të largohen me entuziazëm dhe deshirën për ti parë situatat dhe njerëzit pozitivisht. Takimi u mbyll me deshirën e madhe per tu takuar përsëri me Hirësi Andonin dhe tema të tjera interesante dhe të dobishme për moshën e tyre. Lavdi Zotit për mundesitë që i jep gjithe secilit.

 

 

— facebook.com/KatekizmiMitropoliaElbasan

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων